Moda

Gjoks i vogël: Ja bikinit që krijojnë iluzionin e vëllimit

Për ju që nuk hiqni dorë nga ideja fikse e një gjoksi më të madh po ju tregojmë më poshtë prerje dhe modele që mund ta bëjnë gjoksin të duket më i harkuar.

Këtu janë pesë elementë kyç që duhet t’i kërkoni te rrobat e banjës kur të dilni për t’i blerë:

Si skulpturat: Një kostum banje me kupa do t’ju ndihmojë për t’i dhënë gjoksit formë dhe ndonjë numër më shumë. Nëse do qëndroni në shezlong gjithë ditën, kostumi mund të modifikohet duke shtuar mbushje silikoni si ato që përdoren për gjoksoret ‘push up’.

Fruda dhe thekë: Thekët, copat e valëzuara si perde dhe frudat shtojnë volum që është një ndihmë kur dëshiron të dukesh sikur ke një numër më të madh. Përveçse zmadhon përmasat, detajet shërbejnë për të shpërqendruar vëmendjen.

Sutjenat shumë të hapura stil ‘french’: Specialistët thonë që ky stil me rripa shumë të hollë si të sutjenave tradicionale është shpesh më i përshtatshmi për vajzat më gjoks të vogël. Prerjet mund të ndryshojnë, por hapësira e rripave lejon që harku të jetë shumë poshtë, një zhytje e rrezikshme për vajzat me gjoks të madh, por e përkryer për të nxjerrë maksimumin nga masat e vogla.

Të lidhura në qendër: qoftë një fjongo zbukuruese, apo rripa të ndërthurur, rripat në qendër të ndihmojnë të afrosh gjoksin duke krijuar harqe, shkruan revista class. Mundësia për të përshtatur përmasat është thelbësore sidomos për vajzat me shpatulla të ngushta.

Një palë bikini spango të vërteta: Modeli i rrobave të banjës që pjesën e sipërme e kanë në formë trekëndëshash është i mirë, duke qenë që trekëndëshat mund t’i rrëshqisni në anën e jashtme të kraharorit, duke ekspozuar harqet kudo që t’i keni. Të zgjedhësh rroba banje që përshtaten është një veprim i zgjuar sepse ato fikset mund të ngjajnë shumë të mëdha mbi një gjoks të vogël.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button