☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,587 ▼0.37%
DOW 46,457 ▼0.46%
NASDAQ 21,871 ▼0.57%
NAFTA 114.73 ▲2.06%
ARI 4,688 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,238 ▼ -2.41% ETH $2,084 ▼ -3.06% XRP $1.3014 ▼ -3.21% SOL $78.8800 ▼ -3.53%
S&P 500 6,587 ▼0.37 % DOW 46,457 ▼0.46 % NASDAQ 21,871 ▼0.57 % NAFTA 114.73 ▲2.06 % ARI 4,688 ▲0.07 % S&P 500 6,587 ▼0.37 % DOW 46,457 ▼0.46 % NASDAQ 21,871 ▼0.57 % NAFTA 114.73 ▲2.06 % ARI 4,688 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata belge liron ‘ushtarin’ e Klement Balilit, lë në burg vëllain e tij që drejtonte trafikun

Bëri bujë në media arrestimi nga Europol i dy vëllezërve nga Saranda, Dhimitër dhe Xhevahir Poti, në maj të vitit të kaluar në Belgjikë si pjesë drejtuese e organizatës ndërkombëtare të drogës të “Escobarit të Ballkanit”.

Dy vëllezërit Poti, janë në hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej vitit 2015 ku në muajin nëntor, drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit.

Mediat belge kanë publikuar sot detaje të reja në lidhje me këta persona. Sipas tyre, gjykata ka liruar me kusht të premten njërin prej vëllezërve, Xhevahir Potin. Ndërsa vëllain e tij, Dhimitër Poti, i cilësuar si koka e celulës së trafikut ndërkombëtar të drogës, gjykata e ka lënë në burg.

Por prokuroria belge e ka apeluar menjëherë vendimin e gjykatës për lirimin e Xhevahirit, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorise, Denis Goeman. Sipas mediave belge, prokurori shqiptar Adriatik Llalla, në takimin që ka pasur së fundmi me Prokurorin Federal Van Leeuw, ka kërkuar ndihmë për arrestimin e Klement Balilit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.