☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,378 ▼ -0.82% ETH $1,993 ▼ -1.47% XRP $1.3239 ▼ -1.73% SOL $81.5700 ▼ -2.29%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gjykata dënon me 3 vite burg ish-kreun e Gjykatës së Pukës

-Shtjefën Lleshi u akuzua për korrupsion-

Gjykata-Shkodër-vendimi-Bunga-Dushku-droga-Dukagjin-3Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për shpalljen fajtor dhe ka dënuar me 3 vjet burg ish-kryetarin e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve…”, në bashkëpunim.

Nga hetimi, i cili u zhvillua nga ana e Prokurorisë së Tiranës, rezultoi se gjyqtari Lleshi, në bashkëpunim me prokurorin e rrethit të Pukës në atë kohë, si edhe disa zyrtarë të tjerë të gjykatës dhe sistemit të drejtësisë, kishin marrë shuma të konsiderueshme parash nga një shtetas, me qëllim zbutjen e masave të sigurisë për disa familjarë të cilët akuzoheshin për pjesëmarrje në një protestë të paligjshme në lagjen Nushaj, Pukë. Ajo protestë zhvillohej kundër ndërtimit të një sipërmarrje private, për të cilën protestuesit pretendonin se u prishte pronat e tyre.

Sipas kallëzimit dhe e provuar më pas gjatë hetimit dhe gjykimit, ish-gjyqtari Shtjefën Lleshi dhe zyrtarët e tjerë të sistemit të drejtësisë, kishin marrë para për zbutjen e masave të sigurisë dhe lirimin e 6 familjarëve të kallëzuesit.

Hetimi për këtë çështje u zhvillua nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa gjykimi u zhvillua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykata më e afërt me qytetin e Pukës, ku kishte ndodhur vepra penale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.