Kronika
Gjykata e Tiranës, “arrest me burg” zjarrvënëses
Gjykata e Tiranës dha paraditen e së hënës masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasen Desara Mançellari, e akuzuar se dogji 4 makinat e familjes së të dashurit.
Trupi gjykues ka pranuar akuzën e ngritur nga prokurorët ndaj 23-vjeçares, për “shkatërrim prone” me anë të zjarrit.
Avokati mbrojtës i Mançellarit ka kërkuar nga gjykata një masë më të lehtë për klienten e tij, me argumentin se vajza është dhunuar nga familjarët e Filip Papajanit. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga togat e zeza.
Desara Mançellari e kreu veprimin e saj pas një konflikti me të dashurin, por në ato momente u kap nga disa kamera sigurie.