🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,748 ▼ -1.72% ETH $2,220 ▼ -1.26% XRP $1.3321 ▼ -1.8% SOL $82.5700 ▼ -2.66%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Vlorës: Vrasja e Konomit, pa lidhje me dokumentin e 2003

Gjykata e rrethit të Vlorës ka reaguar këtë të enjte në lidhje me hetimin e prokurorisë së këtij qarku mbi grabitjen e pronave në bregdet.

Përmes një njoftimi për shtyp, gjykata ka deklaruar se inkurajon dhe mbështet hetimet e prokurorisë për këtë dhe raste të tjera, por ka mohuar që dokumenti i lëshuar prej saj në vitin 2003 me firmën e falsifikuar të gjyqtarit Skerdilajd Konomi nuk ka lidhje me vrasjen e tij.

“Prezenca e një vendimi gjyqësor, i dyshuar se është dhënë nga ana e kolegut të ndjerë Skerdilajd Konomi në vitin 2003, periudhë kohore në të cilën zoti Konomi nuk ka ushtruar funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Vlorës, ka ardhur si rezultat i tërësisë së veprimeve hetimore të kryera nga ana e organit të prokurorisë, në funksion të procedimit penal të nisur si më sipër, për të cilin organi i prokurorisë ka tagrin kushtetues të ushtrimit të ndjekjes penale dhe vënies përpara përgjegjësisë ligjore të autorit apo autorëve të këtyre veprimeve të kundraligjshme dhe nuk ka asnjë lidhje vdekjen tragjike të kolegut Skerdilajd Konomi, për të cilën trupa gjyqësore e Rrethit të Vlorës gjen rastin të inkurajojë sërish organet ligjzbatuese për zbardhjen e plotë të saj”, thuhet në reagimin e gjykatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.