☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.20 ▼0.3%
ARI 4,675 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,149 ▲ +3.03% ETH $2,131 ▲ +3.68% XRP $1.3402 ▲ +2.17% SOL $82.0300 ▲ +2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.20 ▼0.3 % ARI 4,675 ▼0.1 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.20 ▼0.3 % ARI 4,675 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata Kushtetuese/ Dvorani: Presim vetting-un për kandidatët gjyqtarë

Ka nisur komisioni për monitorimin e reformës në drejtësi, ku do të zhvillohet një seancë dëgjimore publike për punën e Këshillit të Emërimeve në drejtësi (KED), mbi procesin  e vlerësimit në pikëzimin e kandidatëve për në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë  dhe plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani tha: Në datën 5 prill kur kemi filluar zyrtarisht renditjen e procedurave për gjykatën Kushtetuese ishin 49 kandidatë për 6 vende në gjykatën kushtetuese. Aktualisht në 28 qershor kemi 18 kandidatë për gjykatën, gjykatësit e tjerë janë tërhequr, shtatë kandidate janë ndaluar për kandidimin. Procedurat e verifikimit të kandidatëve lidhet me mbërritjen e dokumenteve nga institucionet, llogaris mbi 2 mijë veprime verifikuese.

Dvorani shtoi më tej se: Jemi në fazën përfundimtare, por ajo që mban të penguar procesin është se komisioni i pavarur i kualifikimit duhet të përfundojë vettingun për 2 kandidatet gjyqtarë.

Ndërkohë kujtojmë se dje kandidati i 3 gjyqtar që garon për në Kushtetuese, Regleta Panajoti u konfirmua, ndërsa që kandidatët për të cilët po pritet ende janë Ilir Mustafaj, ndaj të cilit është zhvilluar seance dëgjimore dhe çështja ngelet në fazën ku po shqyrtohet kërkesa e tij për dorëheqjen e njërit prej komisionerëve të vettingut, ndërsa kandidates tjetër, Anila Kristani nuk i ka dale emri ende.

“Jemi shumë të kënaqur që pasi ju drejtuam mbi 60 institucioneve për kandidatët ato na u përgjigjën në kohë. Ne presim që megjithë angazhimet e KPK të kemi përfundimin e vettingut për dy kandidatët. Publiku pret që kandidatët që do përgjigjen të kenë integritet dhe moral”, tha Dvorani.

1 Koment

  • Ilir 28 June 2019, 18:41

    Ata Kandidate I di vetem soros

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.