🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,817 ▲0.5%
DOW 48,210 ▲0.63%
NASDAQ 22,763 ▲0.57%
NAFTA 97.13 ▲2.88%
ARI 4,812 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,897 ▲ +0.26% ETH $2,207 ▼ -0.87% XRP $1.3523 ▼ -0.49% SOL $83.9800 ▲ +0.2%
S&P 500 6,817 ▲0.5 % DOW 48,210 ▲0.63 % NASDAQ 22,763 ▲0.57 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,812 ▲0.74 % S&P 500 6,817 ▲0.5 % DOW 48,210 ▲0.63 % NASDAQ 22,763 ▲0.57 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,812 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata lë të lira të akuzuarat për prostitucion; në burg tutorët

Çështja e nisur me bujë nga uniformat blu pak ditë më parë ndaj një grupi të akuzuar për prostitucion është shfryrë ndjeshëm paraditen e të shtunës.

Gjykata e Tiranës la të lira dy vajzat e arrestuara dy ditë më parë për prostitucion si dhe dy klientët e tyre, ndërsa për 3 tutorët, Nik Gjonikaj, Besnik Manka dhe Bledian Nurja caktoi masën e sigurisë arrest më burg.

Seancat u zhvilluan me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se për vajzat 24 dhe 27 vjeçe, organi akuzës ka kërkuar që ato të qëndrojnë në burg, por është rrëzuar nga gjykata, e cila caktoi për ato dhe klientët e tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e së enjtes finalizimin e operacionit të koduar ‘Mustang’, ku në bazë të hetimeve 9-mujore ka rezultuaar se vajzat e ushtronin aktivitetin në bashkëpunim me tutorët, më të cilët ndanin shumat e parave të përfituara që varionin nga 100 deri në 300 euro.

Jozyrtarisht nga Policia e Tiranës thuhet se operacioni i koduar ‘Mustang’ e mori emrin për shkak të makinës me të cilën shoqëroheshin vajzat, ndërsa uniformat blu bënë me dije se do të nisin procedimin edhe të disa hoteleve në kryeqytet  për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni, por pa specifikuar emrat e tyre.

Përmendja e një hoteli me të njëjtin emër ishte thjesht një gabim i cili u korigjua menjëherë më pas. Ndërkohë, në lidhje me këtë rast , ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka urdhëruar nisjen e hetimeve për seksionin e trafiqeve të paligjshme në Policinë e Tiranës, të cilët kanë nxjerrë foto të vajzave të shfrytëzuara, të shkrepura në mjediset e komisariatit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.