Gjykata ndalon aktivitetet e organizatës Memorial, fituese e çmimit Nobel për Paqen
Gjykata Supreme e Rusisë ka ndaluar aktivitetin e organizatës së të drejtave të njeriut “Memorial”, e cila ka fituar çmimin Nobel për Paqen.
Grupi u klasifikua nga gjykata si “ekstremist” dhe iu ndalua menjëherë çdo aktivitet në Rusi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
“Memorial” ka zhvilluar për gati katër dekada punë në fushën e historisë dhe të drejtave të njeriut në Rusi dhe u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2022.
Autoritetet ruse kanë ushtruar presion ndaj organizatës prej kohësh.
Në vitin 2021, strukturat e saj qendrore në Moskë u shpërbënë – pas një vendimi të diskutueshëm të gjykatës, dhe shumë nga stafi u detyruan të largohen jashtë vendit.
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura. //a.i/


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.