☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.52 ▼4.15%
ARI 4,575 ▲3.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,488 ▼ -0.11% ETH $2,151 ▲ +0.54% XRP $1.4099 ▼ -0.18% SOL $90.9500 ▲ +0.73%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.52 ▼4.15 % ARI 4,575 ▲3.94 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.52 ▼4.15 % ARI 4,575 ▲3.94 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Gruevski shpëton nga paraburgimi, gjykata i merr pasaportën

Gjykata Penale në Shkup e shpëtoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski nga paraburgimi. Ajo refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe vendosi një dënim shumë më të butë, duke i marrë pasaportën.

E njëjta masë u mor edhe për ish-ministrat Gordana Jankuloska dhe Mile Janakieski, si dhe ish-sekretarët e përgjithshëm të qeverisë, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer, që do  të mbeten gjithashtu pa dokument udhëtimi.

Në njoftimin e Gjykatës sqarohet se një pjesë e të akuzuarve u është sekustruar pasaporta diplomatike dhe ndalon që atyre t’u jepet pasaportë tjetër. Pa pasaporta do të mbeten edhe 16 të pandehurit e tjerë të asaj që njihet si çështja “Titanik”.

Prokuroria Speciale deklaroi se do ta apelojë vendimin. Ajo  njoftoi të enjten ngritjen e 17 aktakuzave ndaj 94 personave fizikë dhe 7 juridikë e kërkoi arrestimin e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij për organizimin dhe pjesëmarrjen në mashtrime elektorale.

Materiali i saj buronte nga skandali i bisedave të përgjuara telefonike. Rastet kanë të bëjnë me financimin e paligjshëm të partive, për manipulime të pronave, dëmtime të pronave të të tjerëve, për shkatërrimin e paligjshëm të pajisjeve të përgjimit, për nxitje dhune dhe një sërë akuzash të tjera.

Gruevski ishte shprehur fill pas deklaratës së saj se aktpaditë paraqesnin përndjekje të kundërshtarëve politikë. Prokuroria Speciale u krijua si rezultat i Marrëveshjes së Perzhinës, e arritur verën e vitit 2015 ndërmjet katër partive më të mëdha politike me ndihmen e SHBA dhe BE.

Qëllimi i themelimit të saj ishte dhënia fund e krizës dyvjeçare që kishte përfshirë vendin pas skandalit të përgjimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.