Gjykata Speciale anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë, nuk zbulohen arsyet
Gjykata Speciale bëri të ditur këtë të mërkurë se janë anuluar seanca e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë.
Në njoftim thuhet se seancat ishin vendosur për datat 14 dhe 17 prill.
‘‘Thaçi dhe të tjerëve u anulohen seancat e planifikuara për javën e ardhshme. Ju njoftojmë se seancat e planifikuara për datat 14-17 prill 2026 në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve në lidhje me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, janë anuluar. Informacione të mëtejshme do të jepen sapo të jenë të disponueshme’’, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.
The post Gjykata Speciale anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë, nuk zbulohen arsyet appeared first on Sot News | Lajme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.