Kronika

Gjykata vendos për ish-deputetin Spahia: Arrest shtëpie

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në ‘arrest shtëpie” ish-deputetin Bardh Spahia i akuzuar për ngjarje e ndodhura 3 ditë më parë KZAZ-të e Shkodrës. Me thirrje e duartrokitje është pritur para gjykatës ish-deputeti demokrat.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se qindra mbështetës janë mbledhur para gjykatës, ku gjithashtu ka një numër të madh efektivësh të policisë.

Me nisjen e seancës, ish-deputetit Bardh Spahia i është komunikuar akuza, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Prokuroria ka deklaruar se disponon prova e pamje filmike që tregojnë se Spahia ka qenë aktiv gjatë përplasjeve në KZAZ dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button