☁️
Tiranë 15°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,586 ▼0.58%
DOW 45,881 ▼0.74%
NASDAQ 21,992 ▼0.72%
NAFTA 97.56 ▲2.2%
ARI 4,618 ▼5.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,331 ▼ -2.79% ETH $2,108 ▼ -3.26% XRP $1.4297 ▼ -0.74% SOL $87.2500 ▼ -1.94%
S&P 500 6,586 ▼0.58 % DOW 45,881 ▼0.74 % NASDAQ 21,992 ▼0.72 % NAFTA 97.56 ▲2.2 % ARI 4,618 ▼5.69 % S&P 500 6,586 ▼0.58 % DOW 45,881 ▼0.74 % NASDAQ 21,992 ▼0.72 % NAFTA 97.56 ▲2.2 % ARI 4,618 ▼5.69 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

Gjyqësori larg standardeve

Sistemi i drejtësisë në vend ende po përballet me numër të madh të lëndëve dhe me mungesë të madhe të besimit në gjyqësor.

Kështu u tha në ditën e dytë të “Samitit të Kosovës mbi të drejtën ndërkombëtare dhe të drejta e njeriut 2015”, të organizuar nga Gjykata Supreme e Kosovës dhe Instituti për Diplomaci Kulturore.

I pranishëm në këtë Samit ishte kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja i cili tha perceptimi për sistemin e drejtësisë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri është në nivel jo të kënaqshme dhe se kjo situatë duhet të ndryshoj.

“Për fat të keq po flas për Shqipërinë dhe Kosovë perceptimi për gjyqësorin është në nivele shumë të ultë dhe ne këtë duhet ta përmirësojmë. Duhet gjetur mekanizmat ose ato që janë duhet të përsosur dhe përmirësuar. Duhet luftuar shumë korrupsioni dhe ndërhyrjet e qoftë të pusht eteve apo [politikës në vendimmarrjen e gjyqësorit”, tha Dedja.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Blerim Reka mbajti një ligjëratë për atë se sa zbatohen vendimet e autoriteteve vendore, duke thënë se bota deri më tani ka kthyer shikimin drejt shteteve dhe sipas tij kjo duhet të ndryshojë.

Ndërsa, Avokati i Popullit Sami Kurteshi, tha se sistemi gjyqësor në vend edhe përkundër shumë reformave të bëra dhe investimeve në të, vazhdon ende të jetë larg asaj që pritet të jetë, një sistem të cilin qytetarët i besojnë. Po ashtu sipas Kurteshit problematike vazhdon të mbetet shtrirja e gjyqësorit në tërë territorin e vendit, përkatësisht mos shtrirja e gjyqësorit në pjesën veriore të Kosovës.

“Interpretimi dhe zbatimi i këtyre normave nga autoriteteve vendore dhe tash jemi duke folur për gjykata le shumë për dëshiruar.

Nga ankesat që ne pranojmë, ato përmbledh në tërësi kanë të bëjnë në shumicën e rasteve me nenin 6 të konventës ndërkombëtare, mos funksionimi i pushtetit ligjor në territorin e vendit”, tha Kurteshi.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani theksoi në këtë sesion se sistemi i drejtësisë në vend është larg standardeve që kërkohen, mirëpo përkundër kësaj ka përparim dhe ecje përpara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.