Kronika

Gjyqi ndaj Shullazit: Dëshmojnë Tahiri e Çako, Sali Berisha thirret si dëshmitar

Seanca e kësaj të marte në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit ka pasur dëshmitarë VIP, mes të cilëve ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako. 
Në dëshminë e tij, Tahiri ka deklaruar se, lajmin për kërcënimin e Mynyr Konit, kur ky kishte shpallur kandidaturën për rektor, e kishte marrë vesh nga denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Kërcënimin ndaj Mynyr Konit e mora vesh nga denoncimi në Facebook i Sali Berishës. Nuk e kuptoj pse nuk keni thirrur Berishën, për të dëshmuar se si e mori informacionin”, ka thënë Tahiri.
Pas kësaj dëshmie, i pandehuri Shullazi ka kërkuar që të thirret si dëshmitar edhe vetë Sali Berisha, kërkesë e cila është pranuar nga trupi gjykues.
Në seancë ka dëshmuar edhe Haki Çako, i cili ka deklaruar se për kërcënimin është informuar nga dikastere të tjera dhe jo nga strukturat e policisë.
“U vura në dijeni se kishte kërcënim të kandidatit për rektor nga Ministria e Arsimit. U njoha me ngjarjen, por nuk i di emrat e personave pasi me këtë merren oficerët e policisë”, ka thënë Çako.
E thirrur në seancë ka qenë edhe kandidatja për rektore të Universitetit të Tiranës, Klodeta Dibra, e cila ka deklaruar se me Mynyr Konin ka patur marrëdhënie të mira. Ndërsa dekani Dhori Kule është larguar nga salla e gjyqit. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button