☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.42 ▲5.31%
ARI 4,771 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,190 ▼ -0.45% ETH $2,183 ▼ -2.6% XRP $1.3298 ▼ -3.13% SOL $82.2500 ▼ -2.35%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.42 ▲5.31 % ARI 4,771 ▼0.12 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.42 ▲5.31 % ARI 4,771 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjyqi për “Metamorfozën”/ Policë, kriminelë e biznesmenë u arrestuan nga SPAK

Përdorshmëria si provë e komunikimeve të transkiptuara në rrjetin SKY dhe Encrochat ishte tema e debatit në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ku biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori XHevahir Lita e ish-shefi i operacionales Oltion Bistri së bashku me 3 të arrestuar të tjerë kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë.

Në këto kushte, apeli nuk u shpreh dhe e shtyu masën për datën 31 gusht.

tha avokati i Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani.

Sipas SPAK, 6 të arrestuarit, së bashku me 9 të tjerë të shpallur në kërkim, mes tyre Behar Bajri, Elion Hato e Ervis Martinaj dyshohen për 12 vepra penale, mes tyre grup i strukturuar kriminal, vrasje me dashje, korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre.

Hetimet nisën prej vitit 2019, pas informacioneve të përcjella nga Franceze që kanë mundur të sigurojnë komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin Enchro Chat dhe Sky. Nga hetimet, ka rezultuar se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka paguar prokurorin Lita për lirimin e Behar Bajrit dhe më pas i ka kërkuar atij që të kryente vrasjen e Kleanthi Musabelli, një ish-punonjës i policisë së burgjeve.

Referuar komunikimeve, ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinajn, ku kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutuan Gjin Boriçin për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun, vrasje e cila nuk u realizua. Një tjetër emër i njohur për drejtësinë është edhe ai i Asmer Bilalit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit.

Një emër tjetër i shpallur në kërkim është edhe Elion Hato, që dyshohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, në dëm të Taulant Pepës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.