⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,748 ▲0.45%
DOW 52,642 ▲0.28%
NASDAQ 26,682 ▲0.97%
NAFTA 97.25 ▼0.58%
ARI 4,150 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,716 ▲ +2.7% ETH $2,509 ▲ +2.95% XRP $1.3792 ▲ +4.39% SOL $108.4500 ▲ +2.58%
S&P 500 7,748 ▲0.45 % DOW 52,642 ▲0.28 % NASDAQ 26,682 ▲0.97 % NAFTA 97.25 ▼0.58 % ARI 4,150 ▲0.18 % S&P 500 7,748 ▲0.45 % DOW 52,642 ▲0.28 % NASDAQ 26,682 ▲0.97 % NAFTA 97.25 ▼0.58 % ARI 4,150 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kronika

Gjyqtari shpjegon ligjin: Kush mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në Shqipëri?

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Florjan Kalaja, i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis”, ka shpjeguar se çfarë parashikon legjislacioni shqiptar lidhur me pyetjen se kush mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Sipas tij, në Shqipëri, gjithkush mund të bëhet i penduar i drejtësisë, mjafton të përmbushë kushtet e provës vendimtare.

Pjesë nga biseda:

Kush mund të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë?  Mund të jetë kreu i një organizate kriminale bashkëpunëtor i drejtësisë?

Kalaja: Këtu desha të ndaja një analizë, një ndër mënyrat si unë kam punuar për librin ka qenë analiza krahasimore. Shumicën e shteteve europiane unë i kam marrë në analizë dhe p.sh. në Kosovë, ka ligje të tilla që e përjashtojnë apriori mundësinë që kreu i organizatës kriminale të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Pra, ka modele të tilla ligjore që përjashtojnë persona të caktuar nga cilësia e bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Por ligji jonë nuk e përjashton. Ligji ynë parashikon që për të gjitha veprat penale, gjithkush mund ta përfitojë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, mjafton të  përmbushë ato kushtet e provës vendimtare, të tregojë me sinqeritet gjithçka di. Ka edhe parashikime të tjera, që këtë status e japin për tituj penale të caktuar, të tipit: vepra penale që dënohen me dashje, me minimum dënimi 7 vjet burgim, apo veprat penale të korrupsionit… dmth ne kemi kritere abstrakte por nuk kemi kritere përjashtuese individuale, që përjashton krerët e krimit të organizuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.