Gjysma e burrave me ADN nga një ‘mbret’ i epokës së bronzit
Analizat e ADN-ve të meshkujve tregojnë se popullsia mashkullore filloi të përhapej gjerësisht nëpër glob 55,000 vite më parë, kjo falë shpërndarjes së aftësive dhe shpikjeve
Gjysma e të gjithë burrave europianë janë pasardhës të një “mbreti” të epokës së bronzit, i cili jetoi 4000 vite më parë. Këtë e ka zbuluar studimi më i madh i kryer ndonjëherë mbi variacionin gjenetik në kromozomin Y, i gjendur vetëm te meshkujt.
Kërkuesit besojnë se monarku ishte një nga njerëzit e parë që drejtoi Europën në epokën e gurit. Identiteti i tij mbetet një mister, por shkencëtarët besojnë se ai është burimi i një grupi fisnikësh që më pas u përhapën nëpër Europë. Ata sollën me vete veglat e tyre më të përparuara të kohës dhe ndihmuan në përhapjen e njerëzve në të gjithë globin.
Rezultatet kërkimore treguan se popullzimi i planetit filloi fuqishëm plot 55,000 vite më parë.
Studimi, i kryesuar nga dr. Chris Tyler-Smith në Institutin Sanger në Kembrixh thotë se ky grup fisnik burrash europianë ka ndihmuar në përhapjen e burimeve duke mundësuar popullimin e kontinenteve të tjera.
Ai analizoi ndryshimet në sekuencat e kromozomeve Y të më shumë se 1200 burrave nga 26 popullata kudo në botë duke përdorur të dhënat e gjeneruara nga Projekti 1000 Gjenome.
Puna përfshiu 42 shkencëtarë nga katër kontinente.
Shpërthime të zgjerimit ekstrem të popullatës mund të kenë ardhur prej lëvizjes së komuniteteve në rajone të reja me një tepricë burimesh dhe ndarje të teknologjive që ndihmuan në lulëzimin e grupeve.
Autori i parë, David Poznik, nga Universiteti Stanford, në Kaliforni, shpjegoi: “Kemi identifikuar më shumë se 60000 pozicione kur një element i ADN-së zëvendësohej nga një tjetër te një burrë me pasardhës modernë dhe zbuluam mijëra variante më komplekse të ADN-së. Këto variante në kromozomin Y u përdorën për të zbuluar më shumë rreth jetës së paraardhësve tanë.
Kromozomi Y kalohet vetëm nga babai te djali dhe kështu ekspertët kanë zbuluar një të dhënë rreth sjelljeve mashkullore, ku përfshihet gjuetia dhe mbledhjet e njerëzve.
Skuadra përdori të dhëna për të ndërtuar një pemë prej 1200 kromozomesh Y, duke treguar se si ata janë të gjithë të lidhur mes tyre.
Siç pritej, ata të gjithë e kanë prejardhjen nga një burrë i vetëm që jetoi afërsisht 190,000 vite më parë.
Por çuditërisht, disa degë të pemës i përngjanin një shkurreje, kur shumë degë dilnin nga një pikë e vetme.
Doktor Yali Xue, autor kryesor i Institutit Sanger Institute, shpjegoi: “Ky model na tregon për një shtim të madh të numrit të burrave që mbartin një lloj të caktuar kromozomi Y, brenda disa brezave. E kemi vëzhguar këtë fenomen te meshkujt dhe vetëm në disa grupe”.
Rritja më e hershme e numrit të meshkujve ndodhi rreth 50,000-55,000 vite më parë, në Azi dhe Europë dhe 15,000 vite më parë në Amerikë, sipas studimit të publikuar në revistën Natyra e Gjenetikës.
Kërkuesit shkruan: “Pamë një rritje të konsiderueshme në numrin e linjës familjare jashtë Afrikës, rreth 55,000-55,000 vite më parë, që reflekton zgjerimin gjeografik dhe diferencimin e popullatës euroaziatike teksa kaloi nëpër kontinente të tjera.
Kjo ndodhi rreth 10,000 deri në 5,000 vite pasi njerëzit filluan të largoheshin nga Afrika. “Studimi ynë e mbështet plotësisht teorinë e Afrikës”, thotë dr. Tyler-Smith.
“Shohim një origjinë të prejardhjes Y në Afrikë dhe një zgjerim masiv në Europë dhe Azi 50,000 deri në 55,000 vite më parë, menjëherë pas kohës kur njerëzit besohet se filluan të migronin”, sqaroi ai.
Të dhënat sugjerojnë një “rrjedhje të gjenit nga Afrika dhe rajonet aty pranë në Azi nga 50 deri në 80 mijë vite më parë.
Kjo mbështet teorinë se njerëzit lëviznin dhe ktheheshin nëpër vende të ndryshme. Për më tepër, tre tipare të reja të pemës gjenealogjike theksojnë rëndësinë e Azisë së Jugut dhe Juglindjes si prejardhje të mundshme të njerëzve që u vendosën në Euroazi.
Pati zgjerime të mëtejshme në Afrikën nën-Sahariane, Europën Perëndimore, Azinë e Jugut dhe Azinë e Lindjes, rreth 4000 ose 8000 vite më parë.
Kërkuesit thonë se studimet e tyre tregojnë zgjerim ekstrem të numrave të meshkujve që kanë ndodhur në mënyrë të pavarur në popullatat e pesë kontinenteve të ekzaminuara, në kohë të njohura për emigracion dhe inovacione teknologjike.
Zgjerimet e mëparshme të popullatës mund të kenë rezultuar kur njerëzit modernë u zhvendosën në kontinente të gjera, por të papopulluara, ku kishte shumë burime.
Kjo sipas ekspertëve i ka lejuar ata të lulëzojnë. Megjithatë, zgjerimet e mëvonshme janë më enigmatike. Sipas Dr Tyler-Smith shpjegimi më i mirë janë përparimet teknologjike që mund të kontrolloheshin nga grupe të vogla burrash.
Transporti përmes rrotës, punimi i metalit dhe betejat e organizuara të gjitha janë pista që mund të hetohen për përhapjen e popullatës.
Studime të mëparshme kanë sugjeruar se shpërthimet e popullatës në disa zona gjeografike 10,000 vite më parë lidhen me përhapjen e bujqësisë ose kulturën e epokës së bronzit.
“Gjenetika nuk e lidh në mënyrë direkte zgjerimin mashkullor me një teknologji të caktuar, ndaj ne vetëm sa mund të spekulojmë për një lidhje të tillë”, tha autori i studimit.
“Duke marrë parasysh kufizimet, shembulli më i mirë (i teknologjive që çojnë në zgjerim popullate) do të ishte ai i linjave R1b të kromozomit Y që u përhap masivisht në Europën Perëndimore gjatë epokës së bronzit dhe mund të lidhet me përparimet e armëve dhe transportit në atë kohë”, shtoi kërkuesi.
Ekspertët i kanë bërë të hapura të dhënat dhe mostrat e ADN-së për shkencëtarët e tjerë.