roze

Gladiatori, një kujtim i largët i Russell Crowe

Ai bëri emër duke performuar si gjenerali romak Maximus në filmin “Gladiatori” në vitin 2000. Por ato ditë duket se janë tashmë një kujtim i largët i Russell Crowe.

Aktori 51-vjeçar u shfaq në një mbipeshë të frikshme në programin televiziv të Jimmy Fallon, në Nju Jork.

Edhe pse i veshur shik, me këmishë të zezë dhe një kostum me të njëjtën ngjyrë, aktori nuk mundi të mos binte në sy për nga aspekti i tij fizik.

Megjithatë, pavarësisht edhe flokëve të thinjura, 51-vjeçari duket se nuk e prishi shumë terezinë dhe u shfaq gazmor në bashkëbisedimin me moderatorin Fallon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button