🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,669 ▼ -0.29% ETH $2,229 ▼ -0.2% XRP $1.1551 ▼ -1.63% SOL $89.1700 ▼ -0.89%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Goditen 3 raste të lojërave të fatit në Tiranë, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Last Bet”, duke goditur tre raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar dy persona, katër të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa dy shtetas janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve, policia zbuloi tre ambiente ku organizoheshin lojëra fati dhe sekuestroi 3 makineta, 1 tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe 5 telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin G. Zh., 22 vjeç, ndërsa shpallën në kërkim M. Zh., 50 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç. Ata dyshohet se organizonin lojëra fati në një ambient të marrë me qira në rrugën “Aleks Çaçi”. Në këtë ambient u sekuestruan dy makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Ndërkohë, specialistët e Komisariatit Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin G. S. (J.), 39 vjeç, pasi në lokalin që administronte me qira në Bathore u gjetën një makinetë dhe një telefon celular që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Po ashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasve S. G., 21 vjeç, O. C., 19 vjeç, R. H., 27 vjeç dhe F. D., 67 vjeç. Gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Irfan Tomini”, secilit prej tyre iu gjet nga një telefon celular që dyshohet se përdorej për organizimin e basteve sportive.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.