Goditet një grup kriminal në Tiranë, dokumentohen 10 raste të implikimit të autorëve
Goditet në Tiranë një grup kriminal me tendencën e vjedhjes me dhunë, ndërkohë që janë dokumentuar mbi 10 raste të implikimit të autorëve.
Sipas njoftimit të policisë së kryeqytetit bëhet me dije se, më datë 01.07.2014, ora 01.49 nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pas një pune intensive hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe më pas arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të dyshuar për një sërë vjedhjesh me dhunë të qytetarëve në Tiranë.
Sa sipër, strukturat e komisariateve të Tiranës, arrestuan shtetasit, D.S, 17 vjeç, banues në Tiranë. Aleksander Uke Gjoni, 23 vjeç banues në Tiranë. Jupe Mehmet Braja, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, si dhe Xhuljan Zyhdi Gjoshi, 19 vjeç, banues në Tiranë,
Arrestimi i tyre u krye pasi ka rezultuar se shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë autor të vjedhjes me dhunë, të shtetasit G.Xh, vjedhje e ndodhur më datë 29.06.2014, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Nga kryerja e veprimeve hetimore të shtetasve ju gjetën dhe ju sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa telefona të vjedhur.
Po ashtu, është bërë u bë dokumentimi i disa vjedhjeve me dhunë, që këta shtetas kanë kryer në bashkëpunim me njëri – tjetrin në kohë e vende të ndryshme.
– Më datë 19.12.2013 në rrugën “Nikolla Lena”, vjedhje me dhunë ndaj shtetasve A.B ku kanë arritur të marrin disa telefona celular.
– Më datë 26.04.2014, në rrugën “Medar Shtylla”, vjedhje dhe plagosje e lehtë me dashje ndaj shtetasve B.M dhe V.M,
– Më datë 28.04.2014, në ambjnetet be një qëndra tregetare kanë vjedhur me dhunë çantën e një shtetaseje.
– Më datë 22.04.2014, në rrugën “Mine Peza“, kanë vjedhur nga qafa varësen e floririt shtetases M.D.
– Më datë 24.05.2014, në rrugën “Myslym Shyri“, kanë vjedhur telefonin tip « HTC», shtetasit Th.Q.
– Më datë 27.01.2014, në rrugën “Karl Gega”, kanë vjedhur portofolin shtetasit E.L, Materialet ju referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhje me dhunë dhe me armë” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 & 25 të Kodit Penal.