Goditi me vezë makinën e Ramës, lirohet aktivisti Edison Lika
Aktivisti Edison Lika është liruar, pasi Gjykata ka shpallur të paligjshëm arrestimin e tij, pas incidentit ku ai goditi me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama.
Sipas informacioneve, Lika qëndroi tri net në qeli, ndërsa gjykata ka marrë të njëjtin vendim edhe për aktivistin tjetër, Fatjon Rrapaj.
Gjatë seancës, Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” për dy aktivistët.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.