Sporti

Goditja e re mund të vijë nga salla e gjyqit

Rezultatet stonojnë dhe atmosfera në kampin bardheblu është e gjitha e tensionuar. Ahmataj dhe drejtuesit e klubit po mundohen të mos trazojnë më tej ujërat, por nga ana tjetër, me këtë ritëm Tirana nuk mund të shkojë asgjëkundi, sidomos duke patur parasysh si lejoi një rikuperim nga 0-2 në 2-2 në Laç, aspak e zakontë për 26 herë kampionët e vendit. E tani shqetësimi rritet sepse prapa po vijnë Vllaznia e Dinamo, pa harruar Skënderbeun dhe “Final Four” mund të mos jetë kaq i sigurtë.

Kur mbeten edhe dy javë deri në mbylljen e gjysmës së kampionatit, shifrat e Ahmatajt nuk janë fare optimiste. Në 10 javë, janë vetëm 3 fitore e po aq humbje, me katër barazimet, që i bëjnë llogaritë të sikletshme. 13 pikë në 30 të mundshme, ndërkohë që Egnatia është distancuar tani në +10 pikë nga Tirana.

Goditjet në fushë, në fakt, mund të mos jenë të vetmet që rrezikojnë sezonin bardheblu. Çështja Shehi është në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve dhe mes të enjtes e të premtes do të marrë një drejtim përfundimtar. Një faturë financiare e rëndë për tu paguar, sepse paga e ish-teknikut ishte 8500 euro dhe për më tepër bardheblutë kanë në listpagesë tani edhe Ahmatajn.

Në këtë pikë, shpëtimi mund të jetë janari, ku pjesët e çmuara të Tiranës, që kanë treg jashtë kufijve, mund të bëhen të sakrifikuar, duke filluar nga Hasani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button