🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $78,165 ▲ +0.97% ETH $2,452 ▲ +1.07% XRP $1.3917 ▲ +1.36% SOL $104.9800 ▲ +1.45%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Rajoni

“Goditja zgjati 100 sekonda”/ Sizmologu britanik: Mund të ketë pasgoditje më të madhe se kryesorja, ishte lloji më i keq

Sizmologu britanik Stephen Hicks ka paralajmëruar se Turqia dhe Siria mund të presin mijëra pasgoditje për javët apo muajt e ardhshëm.
Teksa ka folur pak para goditjes së tërmetit të dytë, 7.5 ballë, Stephen Hicks, nga University College London, ai shpjegoi se 11 minuta pas tërmetit me magnitudë 7.8 të mëngjesit të sotëm, u regjistrua një pasgoditje prej vetëm një njësie me magnitudë më pak.

Ai tha se pasgoditjet më të fuqishme zakonisht vijnë së pari, por shtoi se askush nuk mund të “përjashtojë plotësisht” që një tjetër me përmasa të ngjashme të godasë përsëri.

Ai tha se ekziston gjithashtu një shans shumë i vogël që të ketë një tërmet tjetër më të madh se goditja kryesore.

“Ne nuk mund ta përjashtojmë plotësisht këtë. Do të ketë dhjetëra dhe mijëra pasgoditje që do të ndodhin ende në javët apo muajt e ardhshëm, por ato gradualisht do të ulen me kalimin e kohës.” vazhdoi zoti Hicks.

Hicks shtoi se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar me saktësi se kur do të ndodhë një tërmet, dhe ky ishte “lloji më i keq”, që zgjati rreth 100 sekonda dhe udhëtoi rreth 400 km në atë kohë.

“Është një tërmet shumë i cekët nën një zonë shumë të populluar dhe në një rajon ku ndërtesat thjesht nuk mund ta durojnë këtë nivel të lëkundjes, Kur flasim për tërmete kaq të mëdha, epiqendra nuk është një pikë e vetme. Në fakt është shpërthyer përgjatë një çarje prej rreth 400 km” -tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.