☁️
Tiranë 10°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,815 ▲0.48%
DOW 48,170 ▲0.54%
NASDAQ 22,762 ▲0.56%
NAFTA 98.09 ▲3.9%
ARI 4,796 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,862 ▲ +1.12% ETH $2,206 ▲ +0.25% XRP $1.3545 ▲ +0.54% SOL $83.7500 ▲ +1.04%
S&P 500 6,815 ▲0.48 % DOW 48,170 ▲0.54 % NASDAQ 22,762 ▲0.56 % NAFTA 98.09 ▲3.9 % ARI 4,796 ▲0.4 % S&P 500 6,815 ▲0.48 % DOW 48,170 ▲0.54 % NASDAQ 22,762 ▲0.56 % NAFTA 98.09 ▲3.9 % ARI 4,796 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Goditje me dronë ndaj Moskës, plagoset një person

Tre dronë ukrainas sulmuan Moskën në orët e para të së dielës, duke plagosur një person dhe duke bllokuar përkohësisht trafikun rreth një prej katër aeroporteve pranë kryeqytetit, thanë autoritetet ruse.

Ishte përpjekja e katërt e këtij lloji për të goditur zonën e kryeqytetit këtë muaj dhe e treta këtë javë.

Ministria ruse e mbrojtjes e cilësoi incidentin si “një tentativë sulmi terrorist nga regjimi i Kievit” dhe tha se tre dronë kishin vënë në shënjestër qytetin. Njëri prej tyre u rrëzua në rajonin përreth Moskës nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dy të tjerë u neutralizuan.

Fasada e një ndërtese të lartë u dëmtua. Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha se sulmi “dëmtoi lehtë” pjesën e jashtme të dy ndërtesave në Moskë. Një roje sigurie u plagos, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar zyrtarë të emergjencës.

Fluturimet në aeroportin Vnukovo në periferinë jugore të qytetit u pezulluan për rreth një orë, sipas agjencisë Tass, ndërsa hapësira ajrore mbi Moskë dhe rajonet në periferi të saj u mbyll përkohësisht për të gjithë avionët, por më pas kufizimet u hoqën.

Autoritetet e Moskës mbyllën gjithashtu një rrugë pranë vendit të aksidentit në zonën e Moskës.

Ukraina nuk e pranoi drejtpërdrejt se qëndronte pas sulmit ndaj Moskës, por një zëdhënës i forcave ajrore ukrainase tha se populli rus po shihte pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Të gjithë ata që mendojnë se lufta ‘nuk ka lidhje me ta’, po e shohin ndikimin e saj”, u tha gazetarëve të dielën zëdhënësi Yurii Ihnat.

“Nuk bëhet më fjalë për paqe apo qetësi brenda Rusisë. Ata morën atë që meritonin.”

Zëdhënësi Ihnat përmendi gjithashtu një sulm me dron në Krimenë e pushtuar nga Rusia gjatë natës.

Moska njoftoi të dielën se kishte rrëzuar 16 dronë ukrainas dhe neutralizuar tetë të tjerë me një sistem elektronik bllokimi. Zyrtarët thanë se nuk pati viktima.

Në Ukrainë, forcat ajrore njoftuan se kishin shkatërruar katër dronë rusë mbi rajonet Kherson dhe Dnipropetrovsk të vendit. Informacioni mbi sulmet nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë, dy persona u vranë dhe 20 u plagosën nga një sulm rus me raketa të shtunën vonë në mbrëmje në qytetin Sumy në verilindje të Ukrainës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.