🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,809 ▲0.02%
DOW 51,755 ▼0.18%
NASDAQ 27,207 ▼0.14%
NAFTA 94.24 ▲0.53%
ARI 4,186 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,192 ▲ +0.95% ETH $2,509 ▼ -0.1% XRP $1.3731 ▲ +1.13% SOL $107.8300 ▲ +0.23%
S&P 500 7,809 ▲0.02 % DOW 51,755 ▼0.18 % NASDAQ 27,207 ▼0.14 % NAFTA 94.24 ▲0.53 % ARI 4,186 ▼0.1 % S&P 500 7,809 ▲0.02 % DOW 51,755 ▼0.18 % NASDAQ 27,207 ▼0.14 % NAFTA 94.24 ▲0.53 % ARI 4,186 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Politika

Gogu: Shqipëria, Rumania dhe Moldavia bashkojnë përvojën e reformave gjyqësore në tryezë parlamentare

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu mori pjesë sot në tryezën tripalëshe me përfaqësues të Komisioneve Ligjore dhe Këshillave të Lartë Gjyqësorë dhe të Prokurorisë, duke ndarë mësimet e reformës shqiptare në drejtësi dhe duke diskutuar mbi sfidat e fazës pas vettingut.

Tre vende me histori të ndryshme reformash, por me të njëjtat pyetje të mëdha mbi sundimin e ligjit dhe rolin e parlamentit — kështu mund të përmblidhet tryeza e sotme e diskutimit, ku Ministria e Drejtësisë e Shqipërise bashkendau me homologet rumunë dhe moldavë arritjet, sfidat dhe mesimet e nje dekade ndertimi institucional.

Tryeza mblodhi përfaqësues nga Komisionet Parlamentare per Çështjet Ligjore dhe nga Këshillat e Lartë Gjyqësore dhe të Prokurorisë të të tria vendeve, me fokus të veçantë në dy tema: rolin e parlamentit si motor i refomës gjyqësore dhe bashkëpunimin institucional ndërkufitar si mekanizem i qëndrueshmërisë demokratike.

Në fjalimin e tij përshëndetës, Ministri Gogu evidentoi tre dimensionet e rolit parlamentar në reformën shqiptare: hartimi dhe miratimi i paketës kushtetuese dhe ligjore të vitit 2016, procedurat e zgjedhjes së anëtarëve jogjyqtarë të KLGJ dhe KLP, dhe mbikqyrja institucionale nëpërmjet raportimeve dhe dëgjesave parlamentare. Ai pranoi gjithashtu se raportet ndërkombëtare — përfshirë Raportin e Komisionit Europian mbi Sundimin e Ligjit të vitit 2025 — kanë dokumentuar se mbikqyrja parlamentare mbi ekzekutivin mbetet e kufizuar dhe se proceset e emërimeve kanë nevojë për forcim meritokratik.

Fjalimi u ndërtua mbi dy referenca akademike me rëndësi: argumentin e Daron Acemoglu dhe James Robinson në librin Korridori i Ngushtë – se liria dhe shteti i së drejtës janë produkt i balancës dinamike ndërmjet institucioneve, jo i vullnetit të njëanshëm politik — dhe tezën morale të Lord Tom Bingham në Sundimi i Ligjit, sipas të cilit sundimi i ligjit nuk kërkon vetëm ligje formalisht të rregullta, por institucione që mbrojnë qytetarin edhe nga shteti vetë.

Procesi i vettingut, që pritet të përmbyllet brenda afatit kushtetues të qershorit 2026, u prezantua si referim konkret: nga 417 vendimet e pritshme, 56% kanë rezultuar në shkarkim dhe 44% në konfirmim — shifra qe, sipas Ministrit Gogu, nuk jane vetem statistika kuadri, por mesazh ndaj qytetarëve shqiptarë se shteti nuk toleron papërgjegjshmërinë.

Ndër investimet e prezantuara: buxheti i konsoliduar i institucioneve të drejtësisë për 2026 arrin 296 milionë euro; Gjykata e Lartë ka reduktuar dosjet e prapambetura me 60% që nga viti 2020; dhe sistemi JURONIX do të digjitalizojë mbi 13 milionë faqe vendimesh gjyqësore që nga viti 1950.

Tryeza u zhvillua ne kontekstin e hapjes nga Shqiperia të grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, përfshi grupkapitullin e themeloreve.

Bashkëpunimi me Rumaninë — vend anëtar i BE-së me përvojë të konsoliduar post-reformë — dhe me Moldavinë — e cila ndërton institucione të reja në kohë sfiduese — u vleresua si shembull i dialogut analitik brenda hapësires europiane të drejtësisë.

Tryeza do të vijojë me seancat e punës ku delegacionet do te trajtojne konkretisht: mekanizmat e mbikqyrjes parlamentare të organeve gjyqësore pa cënuar pavarësinë e tyre; mësimet e Rumanisë nga faza e pas-vettingut; dhe sfidat e Moldavisë në ndërtimin institucional nën presione politike dhe gjeopolitike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.