⛅
Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,679 ▼0.06%
DOW 51,367 ▼0.22%
NASDAQ 26,814 ▼0.02%
NAFTA 90.66 ▼2.1%
ARI 4,194 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,950 ▲ +0.71% ETH $2,720 ▲ +1.49% XRP $1.5440 ▲ +2.22% SOL $120.6400 ▲ +1.05%
S&P 500 7,679 ▼0.06 % DOW 51,367 ▼0.22 % NASDAQ 26,814 ▼0.02 % NAFTA 90.66 ▼2.1 % ARI 4,194 ▲0.61 % S&P 500 7,679 ▼0.06 % DOW 51,367 ▼0.22 % NASDAQ 26,814 ▼0.02 % NAFTA 90.66 ▼2.1 % ARI 4,194 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Objektet e “Dhomës së Mullirit” në Ardenicë, tashmë në inventarin e trashëgimisë kulturore

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka regjistruar dhe kataloguar për herë të parë objektet e ruajtura në “Dhomën e Mullirit”, të Manastirit të Ardenicës.

Tashmë këto objekte do të jenë pjesë e fondit të inventarit të trashëgimisë kulturore. Bëhet fjalë për kapitale, stele, gurë miliare dhe dëshmi të tjera nga periudha e territore të ndryshme, të cilat mbartin fragmente të historisë sonë. Specialistët e IKTK, përmes dokumentimit dhe studimit, vijojnë punën për t’i njohur, mbrojtur dhe përcjellë këto pasuri te brezat e ardhshëm.

Manastiri i Ardenicës ndodhet në qendër të një vargu kodrinor që ndan fushën e Myzeqesë.

Gonxhja përcolli pamje nga një sërë objektesh antike të datueshme në periudha të ndryshme dhe që vijnë nga zona të ndryshme përreth manastirit, siç janë sitet arkeologjike të Apolonisë, Kolkondasit etj. Disa prej këtyre objekteve antike mund t’i përkasin edhe shekullit II para Krishtit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.