Përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes shkrimtari e skenaristi i shquar Teodor Laço
Më 29 shtator të vitit 1936, lindi në fshatin Dardhë të Korçës, shkrimtari, skenaristi, ish-ministri i Kulturës, Teodor Laço.
Studioi Agronomi në Universitetin e Tiranës, por pasioni i hershëm për shkrimin përcaktoi fatin e tij. Në vitin 1965 botoi librin e parë “Era e tokës”, për të vijuar tre vite më vonë me “Shtëpia në rrugicë”. Teodor Laço është autori i dhjetëra romaneve, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave apo dokumentarë, duke lënë pas një pasuri të madhe për letrat shqipe.
Pas viteve 90-të ai u përfshi në politikë, si deputet, ministër i Kulturës e më vonë si ambasador. Një pjesë të veprave të tij të fundit, i shkroi në fshatin e lindjes, Dardhë. Zemra e tij ndaloi së rrahuri më 15 tetor të vitit 2016.
Një pjesë e filmave që kanë Teodor Laçon si skenarist janë: “Përballimi”, “Streha e re”, “Ditët që sollën pranverën”, “Dorina”, “Shtëpia jonë e përbashkët”, “Asgjë nuk harrohet”, “Tri ditë nga një jetë”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time”, “Vitet e pritjes”, komedia “Shi në plazh”, etj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.