Google Play Music, falas shumë ditë para lançimit të Apple Music
Google ka lançuar shërbimin e transmetimit muzikor falas, disa ditë para se Apple të lançonte shërbimin e vet të këtij lloji, që nuk do të jetë falas.
Google Play Music gjithashtu, ka një shërbim regjistrimi, ku përdoruesit paguajnë çdo muaj për të dëgjuar këngë të panumërta. Sot gjiganti i teknologjisë lajmëroj një version falas, i përbërë nga listë këngësh të dizenjuara për kohë të ndryshme të ditës, dhe të përshtatura për atë çfarë jeni duke bërë.
Shërbimi i ri falas do të përfshijë publicitete, të ngjashme me atë të modelit rival, Spotify.
Por kjo lëvizje ka shkaktuar kritika të forta nga njerëzit, përfshirë edhe këngëtaren Taylor Swift, e cila është shprehur se muzika falas e zhvlerëson atë.
Shërbimi muzikor i Apple, i bërë tashmë publik, do të lançohet të martën e ardhshme, dhe do të jetë falas për tre muajt e parë. Në SHBA, Google ka tejkaluar Apple në treg me këtë lajmërim.
Në një postim në blogun e saj, menaxheri i Google, Elias Roman thotë: Edhe nëse nuk jeni ende një anëtar i Google Play Music, ne e kemi marrë parasysh. Google Play Music tani ka një version falas në SHBA, duke ju dhënë një mundësi të gjeni muzikën e duhur, dhe t’u jepni artistëve një tjetër mundësi vlerësimi”.
Google thotë se shpreson që versioni i ri falas të inkurajojë njerëzit të regjistrohen në këtë shërbim.