☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.80 ▲0.58%
ARI 4,378 ▼4.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,724 ▼ -0.71% ETH $2,066 ▼ -2.5% XRP $1.3933 ▼ -1.41% SOL $87.1500 ▼ -1.7%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.80 ▲0.58 % ARI 4,378 ▼4.3 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.80 ▲0.58 % ARI 4,378 ▼4.3 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Gramoz Ruçi, rrëfimi i pazakontë i njeriut “histori” në PS

Si erdhi në Tiranë “provinciali” nga Tepelena drejt e në krye të Ministrisë së Brendshme në qeverinë e fundit komuniste? Sfida për të drejtuar Kongresin e famshëm të PPSH më 12 qershor 1991 dhe gjithë historinë që do të pasonte ai Kongres. Në një intervistë për një studim që ka lidhje me demokracinë e brendshme në partitë politike, Gramoz Ruçi jep detaje të parrëfyera më parë.

“Me thënë të drejtën në fillim hezitova për ftesën e Ramiz Alisë, por në fund mendova se këtë detyrë dikush do ta bënte, pra një shqiptar do të ishte ministër i Brendshëm në atë kohë të vështirë të vitit 1991. Kështu vendosa ta pranoj këtë detyrë. Ky fat i mirë apo i keq më ra mua”. Kështu e nis rrëfimin e jetës së tij politike, Gramoz Ruçi. Ishte fundi i vitit 1990, në atë kohë mbante postin e sekretarit të parë të Komitetit të PPSH-së në Tepelenë.

Më 11 dhjetor ishte shpallur plualizmi politik çka nënkuptonte shkrirjen e komiteteve të PPSH-së. Vendi ishte në kaos, qeveria “Çarcani” mezi po mbahej në këmbë. Udhëheqësi Ramiz Alia nuk kishte shumë zgjidhje, iu desh të pranonte rrëzimin e qeverisë pas protestave masive në të gjithë Shqipërinë. Në krye të qeverisë së re u zgjodh Fatos Nano dhe posti i dytë më i rëndësishëm në qeveri ishte ai i Ministrit të Brendshëm.

E kishte njohur më herët në aktivitete partiake të PPSH-së në rrethe, por siç thotë Gramozi nuk është se kishte ndonjë lidhje të veçantë me udhëheqësin. Por ai rezultoi të ishte i zgjedhuri i tij për të administruar një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë në kohët e ndryshimit të madh, rrëzimin e sistemit komunist dhe vendosjen e demokracisë. Vendi ishte rrezikohej edhe nga përplasjet civile.

“Kam parasysh se lëvizjet demokratike në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë ishtin të vrullshme dhe udhëheqja nga emocionet shpesh i contë në veprime të pakontrolluara. Përballë tyre ishin nostalgjikët e Enver Hoxhës të cilët u rigjallëruan dhe krijuan lëvizjen e vullnetarëve të Enverit. Kjo lëvizje në fillesat e saj ishte e frikshme. Ata nisën të grupoheshin e organizoheshin dhe përplasja e tyre me lëvizjen demokratike të sapolidnur ishte në çdo çast e mundshme.

Kisha përgjegjësinë e madhe kombëtare që në asnjë mënyrë të mos ndodhte një përplasje e tillë. Sigurisht që situata nuk mund të përballohej me mjete dhe forca të dhunshme, kështu që me aq përvojë sa kishim me mekanizmat që koha në vinte në dispozicion, u përpoqëm dhe ia dolëm të shmangim këtë përplasje”, thotë Ruçi.

Një tjetër detaj i rëndësishëm në drejtimin e Ministrisë së Brendshme ishte edhe shkrirja e Sigurimit të Shtetit dhe kalimi i të gjithë kontigjentit në polici. Ishte një vendim që sipas Ruçit e diktonin vetë ngjarjet politike të kohës.

“Në atë kohë Sigurimi i Shtetit ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme. Sapo mora detyrën e ministrit të Brendshëm unë kërkova që të pushonte së vepruari Sigurimi i Shtetit, pasi ata vepronin nga ana politike, pra merreshin me hetimin e  aksioneve politike apo elementëve që tentonin të nxisnin veprime politike. monitoronte situatën për të hetuar nëse kishte armik të klasës. Në atë moment “armiku i klasës”, kishte dalë në rrugë dhe kërkonte pushtetin. Ata që kishin qëllime të tilla tashmë ishin legalizuar dhe po kërkonin pushtetin, dhe Sigurimi i Shtetit ishte jashtë loje. Forcat e Sigurimit të Shtetit u angazhuan në forcat e  policisë në funksion të ruajtjes së stabilitetit të vendit. Pra, Sigurimi i Shtetit pushoi së funksionuari, pasi objekti i punës së tij kishte marrë fund, opozita ishte tashmë legale”, thotë Ruçi.

Sa për inflitrimin e ish-sigurimsave nëpër partitë politike, Gramoz Ruçi thotë: Ka vetëm hije dyshimi. Kjo ishte prova e parë  për Gramoz Ruçin. Do të ishte një moment shumë i rëndësishsëm gjatë drejtimit të kësaj ministrie, ngjarja e 2 prillit. Nga kjo ngjarje u duk se Gramoz Ruçi doli i paprekur, pasi të gjitha përgjegjësitë ia shkarkoi vartësve të tij. Për më tepër kjo histori nuk u zbardh kurrë si shumë të tjera të historisë së  tranzicionit. Më 2 prill 1991, u vranë katër protestues në Shkodër. Për këtë ngjarje Gramoz Ruçi u largua nga posti i ministrit të Brendshëm bashkë me qeverinë ku bëntë pjesë dhe që drejtohej nga Fatos Nano, shkruan “27.al”

Prova e dytë e Gramoz Ruçit ishte drejtimi i Kongresit të dhjetë të PPSH-së, në qershor të vitit 1991. Udhëheqësi komunist Ramiz Alia kishte bërë gati gjithë skenarin e pastrimit të PPSH-së nga byroistët dhe vazhdimësisë së kësaj partie në kushtet e reja, pluralizimit politik. Kishte një strategji të qartë. Që nga PPSH të përjashtoheshin byroistët,  të zgjidhej udhëheqja e re e drejtuar nga Fatos Nano, por nën një emër të ri, Partia Socialiste e Shqipërisë. Duhej vetëm një dorë e fortë që ta zbatonte atë me përpikmëri. Dhe ai ishte Gramoz Ruçi, labi me temperament tipik të kësaj krahine dukej më i përshtatshmi për t’i bërë ballë egërsisë së  byroistëve, në grahmat e fundit të pushtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.