Kronika
Protesta për stadiumin, procedohen penalisht 10 tifozë të Tiranës
Policia e kryeqytetit procedoi në gjendje të lirë 10 tifozë të Tiranës të cilët bllokuan zhvillimin e stërvitjes së skuadrës pasditen e së enjtes në fushën stërvitore “Skënder Halili”.
Për ta është referuar në prokurori vepra e “organizimit dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Tifozi që goditi futbollistin Gilman Lika akuzohet edhe për dëmtime të tjera me dashje. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, të gjithë personat e proceduar janë të skeduar si problematikë edhe gjatë ndeshjeve të ekipit kryeqytetas.
Pasditen e së enjtes, policia shoqëroi 32 tifozë, por vetëm për 10 prej tyre vendosi t’i procedojë penalisht.