☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,626 ▼ -1.59% ETH $2,215 ▼ -1.17% XRP $1.3313 ▼ -1.03% SOL $82.2400 ▼ -2.71%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Greqia dhe Serbia përmirësojnë bashkëpunimin ushtarak

Ushtritë e Greqisë dhe Serbisë po punojnë së bashku për të përmirësuar bashkëpunimin e mbrojtjes dhe sigurinë e stabilitetin rajonal.

ushtriaSipas kolonelit Milan Konjikovaç, shefi i ngarkuar i Drejtorisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Ushtarak në ministrinë e mbrojtjes të Serbisë, bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes me Greqinë është parë në edukim, trajnim të përbashkët dhe përgatitjen në operacionet shumëkombëshe.

“Bashkëpunimi i edukimit ushtarak midis të dy vendeve u ngrit në 2003 dhe është identifikuar si një fushë e gjerë e bashkëpunimit që do të vazhdojë. Më shumë se 90 përqind e anëtarëve tanë kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme në Qendrën e Trajnimeve të Mbështetjes së Paqes Shumëkombëshe në Kilkis, në Greqinë e veriut, në 10 vitet e fundit,” i tha Konjikovac SETimes.

“Greqia po angazhohet gjithashtu në mbështetjen e procesit integrues të Serbisë në BE,” tha koloneli Antonios Kostakis, atasheu i mbrojtjes i Republikës Helenike në Serbi, në një takim të fundit me Konjikovac.

“Greqia do të vazhdojë mbështetjen e e Serbisë në procesin e integrimit europian dhe është gati të transferohen përvojat në aspektet e sigurisë dhe mbrojtjes të bashkimit me Bashkimin Europian.”

Konjikovac tha se Serbia mund të mësojë mjaft nga të dhënat e Greqisë në BE.

“Përvojat greke brenda politikave të përbashkëta të mbrojtjes dhe sigurisë së BE, bashkëpunimi në projektet e Agjencisë së Mbrojtjes Europiane dhe koncepti i grupeve luftarake të BE janë të vlefshme për ne,” tha ai.

Aleksandar Radiç, një analist ushtarak në nismën euro-atllantike në Beograd, i tha SETimesse bashkëpunimi ushtarak me Greqinë është i rëndësishëm për shkak të gjeografisë, që mund të shpjerë në fusha të tjera të përmirësimi.

“Kur shkon nga bashkëpunimi ushtarak në bashkëpunimin teknik ushtarak, që do të thotë punë e përbashkët në zhvillimin e teknologjive dhe pajisjeve, kjo tregon zhvillim më të gjerë dhe përfshin më shumë palë të interesuara dhe ka vend për bashkëpunim ekonomik. Greqia, si një anëtare e NATO-s, ka akses ndaj teknologjive dhe ka vend për diskutim mbi bashkëpunimin në disa zhvillime teknologjike,” i tha Radiç SETimes.

Ai shtoi se një stërvitje e përbashkët ushtarake mund të ishte hapi tjetër më i mirë, i cili do të forconte marrëdhëniet midis zyrtarëve dhe ushtarëve.

Sipas ministrit të mbrojtjes të Greqisë Dimitris Avramopulos, Athina është e gatëshme të luajë një rol konstruktiv dhe pozitiv në Ballkanin perëndimor, duke nxitur marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin për të ndihmuar krijimin e një “oazi sigurie” për të gjithë njerëzit që jetojnë në Europën juglindore.

Konjikovаc tha se bashkëpunimi ushtarak i Serbisë me vendet rajonale kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira dhe përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.