Greqia pa kapiten kundër Serbisë në Ligën e Kombeve
Selektori Ivan Jovanoviç shpalli listën me 26 lojtarë; dueli i parë më 24 shtator në Beograd
Selektori i kombëtares greke të futbollit, Ivan Jovanoviç, ka publikuar listën me 26 lojtarë për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ku e para do të jetë kundër Serbisë në Beograd më 24 shtator.
Risia kryesore në listë është lënia jashtë e ish-kapitenit Anastasios Bakasetas, ndërkohë që Jovanoviç ka bërë disa ndryshime krahasuar me grumbullimin e kaluar.
Pas duelit me Serbinë, Greqia do të luajë me Gjermaninë në Selanik tri ditë më vonë, ndërsa më 1 dhe 4 tetor do të përballet me Holandën dhe sërish me Gjermaninë.
Shtyllat kryesore të ekipit grek janë Hristos Colis (Arsenal), Vangelis Pavlidis (Benfica), i riu Konstantinos Karecas (Borussia Dortmund), si dhe Konstantinos Cimikas (Liverpool), Konstantinos Mavropanos (West Ham), Konstantinos Kulierakis (Roma) dhe portieri Odiseas Vlahodimos (Sevilla). Kombëtaren e Serbisë e drejton selektori Veljko Paunoviç.
Burimi: Danas



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.