Tenistja serbe Lana Virc shpallet kampione e Evropës U18
Virc mposhti në finale sllovaken Kali Supova 4:6, 7:6, 6:2 — titulli i dytë evropian i vitit për të
Tenistja serbe Lana Virc është shpallur kampione e Evropës në kategorinë deri në 18 vjeç, pasi në finale të Kampionatit Evropian që u mbajt në Austri mposhti sllovaken Kali Supova me rezultatin 4:6, 7:6, 6:2.
Virc e nisi ndeshjen me vështirësi, duke e humbur setin e parë 4:6, por reagoi në setin e dytë duke e fituar 7:6 dhe më pas dominoi setin vendimtar 6:2, duke vulosur titullin kampion.
Ky është titulli i dytë evropian i vitit për tenisten serbe, pasi më herët triumfoi edhe në garën ekipore me përfaqësuesen e Serbisë.
Dy vjet më parë, Virc u shpall tenistja më e mirë e Evropës deri në 16 vjeç në zgjedhjen e “Tennis Europe”.
Burimi: Danas



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.