☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,717 ▲0.54%
DOW 53,544 ▲0.15%
NASDAQ 26,453 ▲1.23%
NAFTA 83.79 ▲1.9%
ARI 4,660 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,235 ▲ +2.28% ETH $2,509 ▲ +1.47% XRP $1.4554 ▲ +5.33% SOL $108.8600 ▲ +12.59%
S&P 500 7,717 ▲0.54 % DOW 53,544 ▲0.15 % NASDAQ 26,453 ▲1.23 % NAFTA 83.79 ▲1.9 % ARI 4,660 ▲0.13 % S&P 500 7,717 ▲0.54 % DOW 53,544 ▲0.15 % NASDAQ 26,453 ▲1.23 % NAFTA 83.79 ▲1.9 % ARI 4,660 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Greqia premton, por kur do të mbarojë kriza?

athineGreqia është e gatshme për të arritur një marrëveshje kompromisi me kreditorët e saj të mëdhenj për të pranuar të dy anët e kërkesave dhe të negociojë gjer në fund të qershorit. Kështu është shprehur Gabriel Sakellaridis, zëdhënësi i qeverisë greke, në një deklaratë për shtyp, shkruan Reuters.
“ Definitivisht propozimi ynë është pikënisja, misioni i delegacionit grek është që të eksplorojë mundësitë e një zgjidhje që të mund të kënaqë të dy palët”- tha ai përpara mediave.

Të lodhur nga loja “macja me miun” e Greqisë? Mësohuni me të, shkruan Business Insider.
Artikulli vijon duke arsyetuar se, edhe nqs Tsipras arrin të bëjë pagesën e rradhës (ndonëse u shty), gjithsesi ai do të ketë nevojë për një tjetër infuzion parash menjëherë pas kësaj.
“Çdo marrëveshje e besueshme në këtë fazë nuk ka gjasa që të jetë i mjaftueshëm dhe është e pamundur që të jetë fundi i çështjes,” tha Simon Tilford, zëvendës drejtor i Qendrës për Reformën Evropiane në Londër.

Negociatat mbi një plan të tretë do të japë Tsipras, një mundësi për të nxitur kërkesat kyçe – lehtësimin e borxheve dhe pensionet më bujare – e sollën atë në pushtet në janar por, njëkohësisht e kanë izoluar atë në euro-zonë.
Pastaj ka “thyerje” në çdo anë të tryezës së bisedimeve. Në mesin e kreditorëve, Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se barra financiare e Greqisë mund të jetë e paqëndrueshme; BE-ja thotë se ajo duhet të respektojë angazhimet e veta.

Në anën greke, koalicioni Tsipras i Syriza është rrënuar nga lufta mbi koncesionet e mundshme, dallimet që në fund të fundit mund të detyrojë atë edhe për zgjedhje të parakohshme.

Nga ana tjetër, FMN-ja beson se Greqia ka nevojë për të vendosur një objektiv të besueshëm për një suficit buxhetor mbështetur nga ndryshimet e pensioneve dhe reformat e tjera. Kështu deklaroi një zyrtar i përfshirë në bisedimet e G-7.

“Varësia ndaj kreditorëve tanë do të mbetet për dy vjet në rastin më të mirë,” tha Aristides Hatzis, profesor i asociuar i Ligjit dhe Ekonomisë në Universitetin e Athinës. “Greqia do të ketë nevojë për kredi të lirë për dy vitet e ardhshme.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.