🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,253 ▼ -0.11% ETH $2,427 ▲ +0.25% XRP $1.4825 ▲ +6.87% SOL $94.2000 ▲ +2.51%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Politika

“Greqia të na kërkojë falje për masakrat”, Beleri debat me Arapin: S’ka pasur gjenocid

Floriar Arapi tha se mes shqiptarëve dhe grekëve, si dy popujt më të vjetër të rajonit, duhet që marrëdhëniet të ishin shumë më të mira. “Megjithatë kemi një numër problemesh të ngritura ndërmjet njëri-tjetrit. Kemi një gjenocid të vitit 1912 të panjohur nga Greqia që është bërë ndaj Shqipërisë. Kemi një numër masakrash të mëdha, nga viti 1912 deri 1945 dhe pastaj kemi si përfundim kompletimin e spastrimit etnik të shqiptarëve myslimanë në Greqi në vitin 1945, çështjen e Çamërisë”, tha Arapi në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

“Çfarë mendimi ka zoti Beleri në lidhje me këtë pjesë dhe a duhet Greqia t’i kërkojë falje Shqipërisë për këto dy gjenocide të mëdha që ka bërë ndaj Shqipërisë dhe masakra të tjera?”.

Pyetja shkaktoi reagimin eurodeputetit grek Fredi Beleri. “E drejta ndërkombëtare përcakton shumë qartë se çarë përcaktohet gjenocid nga institucionet ndërkombëtare. Për këto të dyja që tha zotëria nuk kanë asnjë vendim të OKB-së ose ndonjë shteti tjetër që janë bërë gjenocide”, tha Beleri.

“Sigurisht i ka pasur probleme dhe ka pasur njerëz të cilët janë shpërngulur. Po dua të kujtoj se në Luftën e Dytë Botërore në BE janë vrarë partnerë brenda BE-së dhe janë shpërngulur miliona njerëz. Po të fillojmë të merremi që të gjithë ata të kthehen në shtëpitë e tyre para 45-ës. Jo që nuk do futet Shqipëria në BE, por do shpërbëhet BE-ja”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.