☁️
Tiranë 16°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.16 ▲2.92%
ARI 5,015 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,644 ▲ +0.39% ETH $2,311 ▲ +1.92% XRP $1.5055 ▲ +2.2% SOL $93.8200 ▲ +0.47%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.16 ▲2.92 % ARI 5,015 ▲0.26 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.16 ▲2.92 % ARI 5,015 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Greqia, tërheqje nga marrëveshja detare? Kotzias, dy ditë në Tiranë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias do të vizitojë Ballkanin perëndimor,javën e ardhshme. Ndryshe nga parardhësit e tij në të kaluarën, Nikos Kotzias zgjodhi të fillojë vizitën e tij nga Prishtina për të dhënë ndoshta mesazhin se tashmë ka afruar koha për një njohje të mundshme të Kosovës nga ana e Greqisë.

Madje, nuk konsiderohet e rastësishme edhe ndarja vizitës së ministrit të Jashtëm grek në rajon, në dy etapa, ku Beogradi ishte stacioni i Kotzias në turin e tij të parë ballkanik muajin e kaluar, së bashku me Shkupin dhe Podgoricën.

Në Tiranë, zoti Kotzias do të mbërrijë më datë 14, pasdite, ku pa vonesë do të fillojë maratonën e takimeve me liderët politike të vendit. Nuk vlerësohet si rastësi, edhe fakti që zoti Kotzias do të qëndrojë për dy net në Tiranë, çka nuk ka ndodhur asnjëherë gjatë këtyre viteve të fundit.

Burimet e Top Channel në Athinë sqaruan se prej kësaj vizite priten disa zhvillime. Së pari, Athina do të rikonfirmojë mbështetjen e saj në rrugën europiane të Shqipërisë dhe proceset tona inegruese. Jashtë bisedimeve nuk do të mbeten as projektet e përbashkëta energjitike, ku gazjellësi TAP dhe ndërtimi i rrjetit të gazifikimit të Shqipërisë do të jenë ndër çështjet që do të bisedohen mes Kotzias dhe politikanëve shqiptarë.

Jo pak produktive priten bisedimet edhe për çështjet e rëndësishme midis dy vendeve, ku tashmë të dy palët janë të gatshme për të përfunduar bisedimet për marrëveshjen e detit.

Për këtë, burimet i thanë Top Channel se, të dy palët dëshirojnë një zgjidhje të shpejtë, pa qenë nevoja që çështja të shkojë në një zgjidhje me ndërmjetësim ndërkombëtar, ose në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Duket se pala greke do të pranojë një tërheqje në marrëveshjen në terren, e cila nuk ndryshon në terma marrëveshjen e anuluar nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, por i kthen Shqipërisë 250-300 km katrorë nga sipërfaqja detare e marrë pa të drejtë nga marrëveshja e parë.

Për këtë duket se pala greke do të pranojë heqjen e referimeve nga shkëmbinjtë detarë dhe lënien në fuqi të referimeve në territorin ishullor të saj.

Në terren kjo parashikon ndarjen në vijën e mesit në ngushticën e Sarandës dhe vendosjen e kufirit në 12 milje detare në veri të ishullit Othonos.

Kjo “tërheqje” e Athinës duket se kënaq edhe Tiranën, e cila nuk pranon në asnjë mënyrë humbjen e sovranitetit të saj në këtë pjesë të detit.

Një tjetër detaj që pritet t’i shtohet marrëvshjes është edhe kërkesa jozyrtare e Athinës për përfshirjen në konsorciumet e kërkimit të naftës dhe gazit në zonën e Jonit 5, të kompanive greke.

Në këmbim të një marrëveshjeje të mirë, Athina do të shikojë me pozitivitet edhe disa lidhje teknike në çështje të karakterit të veçantë në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në fund të vizitës së tij, zoti Kotzias do t’i dorëzojë kryeministrit shqiptar edhe ftesën e zotit Tsipras për një takim midis liderëve në Athinë gjatë fillimit të vjeshtës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.