Politika

Greva e studentëve, Berisha: Rama ushtron terror policor ndaj tyre

Me anë të një deklarate në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj grevës së urisë që studentë të universiteteve privatë të mbyllur po bëjnë në ambientete Fakultetit publik të Infermierisë. Sipas Berishës, studentët ngujohen në grevë urie për të drejtat e tyre legjitime, por kryeministri Rama ushtron terror policor ndaj tyre.

policia21“Te dashur miq, rreth 50 studente nga dege te ndryshme, jane ngujuar dje ne greve urie. Ata perfaqesojne mbi 8000 studente te shkollave te larta dhe universiteteve private, te cileve pas mbylljes arbitrare te shkollave te tyre qeveria iu premtoi regjistrimin ne deget korresponduese te universiteteve publike me tarifat e ketyre universiteteve. Ne te vertete qeveria i mashtroi, sepse ne kundershtim me premtimin e saj ajo vendosi per keta studente tarifa 7 here me te larta se se per bashkemoshataret e tyre te universiteteve publike.

Autoritetet, ne vend qe te dialogojne me studentet e ngujuar per veteflijim, i rrethuan me urdher te Edi Rames me police, te cilet i pengonin ata te merrnin shtrojet dhe rrobat e tjera per greven e tyre te veteflijimit dhe pengonin studentet e tjere te bashkoheshin me grevistet.

I bej thirrje qytatareve, te rinjve, studenteve, te solidarizohen dhe te mbeshtesin kerkesat e drejta dhe greven e urise te studenteve te diskriminuar padrejtesisht nga qeveria Rama -Meta. I kerkoj Edi Rames te nderpresi dhunen policore ndaj studenteve, perndryshe do perballet me pasojat e renda te saj. Studentet do fitojne! Sb”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button