KeshillaModa

Grimin e syve duhet ta vendosni kështu!

Mënyra më e mirë për të deshifruar mësimet e vështira të grimit.

Peneli, rimeli, tonet…të mësosh të përdorësh të lyesh sytë nuk diçka e lehtë. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të përdorur produktet e bukurisë për sytë dhe që do t’ju kursejë kohë.

Pjesa poshtë vetullës
Nëse doni që vetullat tuaja të duken bukur dhe të qartësoni zonën e syrit, mund ta ngjyrosni pjesën poshtë vetullës me një ton me një ndriçim të zbehtë ose ngjyrë mat.

Kapaku i syrit
Hija kryesore bëhet pikërisht në kapakun e syrit, prandaj përpiquni të tregoheni kreativ me penelin dhe tonet tuaja në këtë pjesë. Disa njerëz kanë më shumë hapësirë dhe disa më pak, kjo varion nga një person në tjetër kështu që duhet të përshtateni.

Pjesa e rrudhosur mbi sy
Përgjatë pjesës midis kapakut të syrit dhe vetullës mund të aplikoni një ton të errët që vë në pah dimensionin në sytë tuaj. Këshillë: Kujdesuni që këto hije të jenë të dukshme pavarësisht rrudhave.

Cepi i jashtëm i syrit
Cepi i jashtëm i syrit ku zakonisht hijet dhe peneli përdoren në formë “V”-je, mund të ndryshohen për të patur një efekt më të butë duke krijuar një formë më të lakuar (formë “C”-je).

Qerpikët e sipërm
Vijëzoni me penel pjesën përgjatë vijës së brendshme të syrit në pjesës së sipërme ku fillojnë qerpikët dhe normalisht përdorni rimelin për qerpikët.

Vija e brendshme e syrit poshtë
Në këtë pjesë mund të përdorni një laps shumë të errët për një pamje më të ashpër, ose ngjyrë nude për të bërë që syri të duket më i madh.

Qerpikët e poshtëm
Qerpikët e poshtëm janë ata që duhet të ngjyrosen në mënyrë që të vihen në pah sytë. Edhe në pjesën poshtë qerpikëve mund të krijohet një hije.

Kanali i lotit (cepi i syrit nga brenda)
Edhe në këtë pjesë të syrit mund të krijoni një hije të zbehtë ose një pjesë të shndritshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button