Gruaja e parë në krye të Kishës Anglikane
Sarah Mullally është emëruar të mërkurën si Kryepeshkope e Canterbury-t, posti më i lartë në Kishën e Anglisë, njëkohësisht lidere shpirtërore e Komunionit Anglikan, që përfshin rreth 85 milionë besimtarë në mbarë botën. Ajo është gruaja e parë që mban këtë titull historik.
Edhe pse mori zyrtarisht detyrën në janar, ceremonia e emërimit shënoi fillimin simbolik të shërbesës së saj. Gjatë meshës inauguruese, të ndjekur nga rreth 2,000 persona, Mullally mbajti një predikim ku theksoi fuqinë e shpresës, duke u shprehur se besimi se “asgjë nuk është e pamundur me Zotin” e frymëzon në këtë mision.
Ceremonia, u ndoq nga figura të larta, përfshirë kryeministrin britanik dhe Prince William me Catherine, Princess of Wales, duke nënvizuar rëndësinë historike dhe simbolike të këtij momenti për kishën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.