☁️
Tiranë 16°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,622 ▼ -2.96% ETH $2,082 ▼ -3.47% XRP $1.3996 ▼ -3.12% SOL $87.2700 ▼ -3.15%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Politika

Grupi i PS pas kongresit, diskutohet referendumi. Kokëdhima shigjeton Ruçin

Referendumi i miratuar në kongres për legjitimitetin e mandatit të kryetarit  të PS është rikthyer si temë diskutimesh në mbledhjen e përjavëshme të grupit paralamentar socialist.

Ben Blushi ka kërkuar të dijë për teknikalitetet, përfshirë pyetjen të cilës baza socialiste do t’i japë përgjigje sikurse a do të ketë fushatë nga kërkuesi referendumit.

Pavarësisht se në mbledhje ishte kërkuesi i referendumit, kryeministri Rama përgjigjen e ka marrë nga Gramoz Ruçi. Një burim nga grupi socialist i tha Top-Channel se qëndrimi i Ruçit ka qenë i prerë.

“Për aq kohë sa anëtarësia është thirur të japë një mendim në referendum, PS nuk ka përse bën fushatë. Por, kush të dojë të ndërmarrë një fushatë është i lirë ta bëjë” ka thënë ai.

Ruçi përpara deputëtëve ka shpjeguar thelbin se si do të formulohet pyetja “Nëse partia fiton zgjedhjet parlamentare dhe kryetari i saj është mandatuar për kryeministër, a quhet legjitim vazhdimi i mandatit si kryetar partie?”, Po apo Jo.

Ben Blushi, ndryshe nga javët e shkuara nuk bëri asnjë koment përpara kamerave për përgjigjen e marrë nga Ruçi.

Ndërkohë, Koço Kokëdhima e ka vijuar debatin me Ruçin atje ku e la javën e kaluar. Ai ka kundërshtuar përgjigjen e kreut të grupit se çështjet e Gjykatës kushtetuese kalojnë automatikisht në për votim në kuvend. Ai i ka lexuar Ruçit procedurën, duke ngritur pretendimin se rasti i tij nuk është ai për të cilën mori përgjigje.

Më herët deputeti i Vlorës e vijoi në distancë përplasjen tashmë të hapur me Ruçin, duke mbrojtur iniciativën e ndërmarrë për organizimin e partisë në jug të Shqipërisë, sipas modelit Kokëdhima.

“Ajo reformë që kemi zhvilluar në parti është përkrahur gjerësisht nga partia dhe qytetarët e rajonit”, deklaroi Kokëdhima.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.