Ekonomia

Guvernatorja: Në 2008, pati panik, tani depozitat janë të garantuara

Gjoni: Të siguruar 66% e depozituesve. Pse u trefishua niveli i mbulimit

Nga Zamir Alushi 

Elisabeta gjoni_1Depozitat bankare të shqiptarëve janë të sigurta, pas 6 viteve me rreziqe për sistemin financiar. Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, e pranishme në seminarin ndërkombëtar “Fondi i sigurimit të depozitave: Pyetje kryesore, qasje të ndryshme”, shprehet publikisht për garancitë që jep BSH-ja për qytetarët. “Në vitin 2008, Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) u pozicionua për herë të parë në fokus. Sistemi bankar përjetoi tërheqje masive dhe të vazhdueshme të depozitave nga klientët në panik”, deklaroi Gjoni. Krahas masave të ndryshme të marra nga BSH-ja, tregon Gjoni, Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar (GKSF) – i krijuar në vitin 2006 dhe i përbërë nga ministri i Financave, guvernatori i BSH-së dhe Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare – duke kuptuar rëndësinë e skemës së sigurimit të depozitave për stabilitetin financiar dhe ruajtjen e besimit të publikut, i propozoi Kuvendit trefishimin e nivelit të mbulimit (nga 700 mijë lekë në 2.5 milionë lekë për depozitues). “Depozitat e shqiptarëve janë të sigurta, pas marrjes së masave. Depozitat e siguruara vlerësohen të jenë 4.1 miliardë euro, që do të thotë 66% e depozituesve individualë ose 55% e depozitave totale të sistemit bankar”, deklaron Gjoni. Raporti i rezervës, i cili është bilanci i fondit në përqindje i depozitave të siguruara, të vlerësuara sipas zëvendësguvernatores së parë të BSH-së, është rritur. “Megjithatë, siç kërkohet nga ligji, Fondi i Sigurimit të Depozitave duhet të arrijë raportin e rezervës minimale prej 5%, që do të thotë 38 milionë euro më shumë ose 19% e fondit të kërkuar”, tërheq vëmendjen Gjoni. Rreziqet ndaj sektorit bankar në fund të muajit shtator 2014, u zvogëluan krahasuar me një vit më parë, siç tregohet nga Treguesi për Stabilitetin Bankar, i cili kombinon ndikimin mbi disa dimensione të rrezikut madhor. “Me gjithë përmirësimet e likuiditetit dhe përfitueshmërisë, ende vazhdojnë shqetësimet lidhur me cilësinë e aktiveve”, shprehet Gjoni. “Gjendja e aktiveve vazhdoi të ndikohej në mënyrë negative nga ritmi i ulët i kreditimit, për shkak të kërkesës së paqëndrueshme për kredi dhe shitjes së portofolit të kredive me probleme nga bankat. Për këtë arsye, investimet e sektorit bankar në letra me vlerë të qeverisë përbëjnë rreth 25% të totalit të aktiveve të bankës, që do të thotë 60% të borxhit publik të përgjithshëm”, thekson Gjoni. Duke shprehur shqetësim për situatën, Gjoni deklaron se, ritmi i ulët i kreditimit bankar mbetet shqetësimi kryesor për situatën e ekonomisë. Sipas Gjonit, ndryshimet e politikave të bankave mëmë, dobësimi i bilanceve të bankave në vend dhe standardet më të shtrënguara të kreditimit, ishin faktorët që kontribuuan në tkurrjen e ofertës për kredi. “Rreziku i kredisë dhe pengesat në kanalin e kreditimit bankar janë sfida më e madhe e stabilitetit financiar për sektorin bankar shqiptar”, vëren Gjoni. Cilësia e portofolit të huas nuk u përmirësua gjatë vitit 2014. Raporti i kredive me probleme shënoi 25%. Megjithëse provigjionet për kreditë e zhvlerësuara u rritën në 65%, raporti i provigjioneve të huave me probleme neto ndaj kapitalit mbetet në rreth 50%. “Nevojitet të ndërmerren hapa të mëtejshëm për të forcuar përpjekjet, veçanërisht për sa i përket ekzekutimit të kolateralit”, paralajmëron Gjoni.

Fondi

Garancia

Një linjë krediti prej 100 mln eurosh qëndron në gatishmëri për raste të ngjarjeve të sigurimit

ASD

ASD administron një portofol investimi që ka arritur pothuajse 23 miliardë lekë (166 milionë euro)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button