Gvozdenoviç jep dorëheqjen, pritet vendimi i klubit
Ivan Gvozdenoviç jep dorëheqjen. Burime të RTSH Sport pranë verdhebluve kanë bërë të ditur se trajneri i ka paraqitur dorëheqjen presidencës së klubit të Elbasanit, ndërkohë që pritet vendimi që do të marrin këta të fundit.
Pas humbjes 2-1 të pësuar në Korçë përballë Skënderbeut, trajneri serb u shpreh se skuadrës po i mungon edhe fati, ndërsa me qetësinë e tij që e karakterizon theksoi faktin se do punohet akoma më shumë për të rregulluar gabimet.
Po dita e sotme ka sjellë një tjetër skenar, dorëheqjen e tij. Gvozdenovic mbërriti te verdheblutë në dhjetor të 2024, ndërsa ka një kontratë deri ën vitin 2027.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.