roze

Gwen Stefani divorcohet pas 13 vitesh martesë

Gwen Stefani do të divorcohet nga bashkëshorti i saj prej 13 vitesh, Gavin Rossdale. Këngëtarja ka paraqitur kërkesën për divorc ditën e hënë në gjykatën e Los Angeles.

Stefani është martuar me Rossdale në shtator të vitit 2002 dhe ka 3 fëmijë me të.

Gwen dhe Gavin kanë bërë publik lajmin për divorcin e tyre përmes një deklaratë, në të cilën thuhet: “Ndërkohë që ne të dy kemi arritur në një vendim të përbashkët për të mos qenë më të martuar, ne do të mbetemi partnerë për t’u kujdesur për fëmijët tanë që të rriten në një ambient të lumtur dhe të shëndetshëm. Do donim që të respektoni vendimin tonë dhe i kërkojmë medias privatësi gjatë kësaj periudhe”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button