☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.60 ▼0.84%
ARI 4,719 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,799 ▲ +4.23% ETH $2,155 ▲ +5.47% XRP $1.3554 ▲ +4.3% SOL $82.6300 ▲ +3.49%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.60 ▼0.84 % ARI 4,719 ▲0.85 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.60 ▼0.84 % ARI 4,719 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

Hagel: Donacioni i Shqipërisë në mbështetje të Irakut, kontribut për zbutjen e krizës

images26Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Chuck Hagel, i ka dërguar një letër falenderimi ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për ndihmën që Shqipëria ka dhënë në mbështetje të përpjekjeve të koalicionit, në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Në mesazhin e tij, Sekretari Hagel thekson se, “donacioni bujar i Shqipërisë në mbështetje të Qeverisë së Irakut dhe specifikisht për forcat kurde Peshmerga, ka kontribuar në zbutjen e krizës aktuale”.

“Vendimi i shpejtë i Shqipërisë, e vendosi vendin tuaj në krye të mbështetjeve ndërkombëtare për të luftuar Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Kontributi juaj mjaft domethënës, ka qenë në qendër të përpjekjeve për të furnizuar Peshmergat kurde, në këto kohë kritike”, shkruan Hagel në mesazhin e tij.

Duke marrë në konsideratë rëndesën e këtij konflikti, vijon Hagel, “unë ju falenderoj për konsideratat tuaja për kontribute shtesë, mbështetur në propozimin gjatë Samitit të NATO-s në Wells. Vazhdimësia e mbështetjes së Peshmergave do të jetë vendimtare në suksesin e vazhdueshëm të koalicionit”.

Në fund të letrës së tij, Sekretari Hagel shpreh gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar bashkëpunimin strategjik me Shqipërinë dhe për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.