Hallgrimsson pas humbjes së Irlandës nga Kosova: “Fitore e merituar, ishin më të mirë se ne”
Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, vlerësoi “Dardanët” pas ndeshjes së UEFA Nations League, duke pranuar se skuadra e tij nuk tregoi energjinë e duhur në fushë.
Trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka pranuar hapur epërsinë e Kosovës pas fitores 1-0 të “Dardanëve” në ndeshjen e hapjes së UEFA Nations League, të luajtur mbrëmjen e 24 shtatorit 2026. Sipas tij, rezultati pasqyron plotësisht atë që ndodhi në fushë, ku Kosova dominoi në çdo aspekt të lojës.
“Ishte rezultat i drejtë. Fitore e merituar për Kosovën, ishin më të mirë se ne,” tha Hallgrimsson në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Ai shtoi se Kosova mund të kishte fituar edhe me një diferencë më të thellë: “Kishin disa shanse për të shënuar më shumë gola, po shpresonim të mos pësonim, por ishte e merituar.”
Përzgjedhësi irlandez nuk e cilësoi lojën e Kosovës si befasi. “Nuk ishte befasi se si luajti Kosova, gjithçka bënë të mirë. Kishte lëvizje të mirë, atmosferë e shkëlqyer,” tha ai, duke kritikuar njëkohësisht paraqitjen e skuadrës së tij: “Nuk e dhamë të njëjtën energji, kështu kur nuk i kryen detyrat bazike nuk ke shanse.”
Megjithë fillimin e keq në grup, Hallgrimsson këmbënguli se Irlanda nuk e ka hedhur peshqirin. “Të gjitha kanë parë për ta fituar grupin, por kur e humb ndeshjen e parë është më vështirë. Duhet të jemi gati për ndeshjen e radhës, që do të zhvillohet pas disa ditëve,” përfundoi trajneri i Irlandës.
Burimi: Indeksonline



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.