🌫️
Tiranë 15°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0%
ARI 4,216 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,411 ▲ +0.42% ETH $2,524 ▲ +0.58% XRP $1.4025 ▼ -0.41% SOL $110.3700 ▲ +0.05%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se kryetari i Nismës Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar këtë si më shumë se një mbështetje zgjedhore dhe si hap drejt bashkëpunimit afatgjatë.

Hamza theksoi se me Limajn i lidhin vlera, ideale dhe përgjegjësia për vendin, ndërsa shtoi se Kosova ka nevojë “më shumë se kurrë” për bashkim, seriozitet dhe bashkëpunim në interes të qytetarëve.

“Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit – dhe jo vetëm. Me Fatmirin na kanë bashkuar vlera, ideale dhe përgjegjësia për vendin”, ka shkruar Hamza.

Sipas tij, elektorati i PDK-së dhe ai i NISMA-s ndajnë vlera të njëjta, teksa mbështetjen e Limajt e quajti një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi politik, institucional, qeverisës dhe partiak, “për stabilitet, zhvillim dhe një Kosovë më të fortë”.

Hamza e falënderoi Limajn për, siç u shpreh, korrektësinë, mbështetjen dhe gatishmërinë për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi, ndërsa u bëri thirrje mbështetësve në Kosovë dhe diasporë që më 7 qershor “bashkë t’i thonë STOP krizës” dhe të sjellin ndryshimin./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.