☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,758 ▲0.46%
DOW 51,094 ▼0.16%
NASDAQ 27,399 ▲0.77%
NAFTA 89.74 ▼1.5%
ARI 4,168 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,396 ▲ +1.44% ETH $2,722 ▲ +0.96% XRP $1.5155 ▲ +1.03% SOL $120.6000 ▼ -0.66%
S&P 500 7,758 ▲0.46 % DOW 51,094 ▼0.16 % NASDAQ 27,399 ▲0.77 % NAFTA 89.74 ▼1.5 % ARI 4,168 ▲0.13 % S&P 500 7,758 ▲0.46 % DOW 51,094 ▼0.16 % NASDAQ 27,399 ▲0.77 % NAFTA 89.74 ▼1.5 % ARI 4,168 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hamza fton profesionistët t’i bashkohen listës së PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ftuar qytetarët që besojnë se mund të kontribuojnë për vendin përmes politikës t’i bashkohen listës së PDK-së.

Hamza, përmes një video-adresimi, u shpreh se Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të mirë dhe të përgatitur për të punuar për shtetin.

“Në Partinë Demokratike të Kosovës, lista jonë për deputetë nuk do të jetë vetëm listë politike. Por edhe listë e hapur për të gjithë. Kemi garantuar hapësirë për profesionistë, për gra e burra të aftë, për njerëz që ndoshta nuk kanë qenë pjesë e politikës deri sot”, ka thënë kreu i PDK-së.

“Nëse besoni se mund të kontribuoni për Kosovën, koha është tani. Koha që njerëzit e mirë të mos rrinë më anash. Koha që profesionistët të mos heshtin më. Koha që Kosova të bashkojë dijen, përvojën dhe energjinë e saj më të mirë. Nëse ti je njëri ose njëra nga ta, na kontakto në emailin bedri.hamza@pdk.info që të bëhesh pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët. Kosova ka nevojë për ty!”, është shprehur Hamza. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.