☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.23 ▲0.1%
ARI 4,173 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,452 ▼ -0.36% ETH $2,506 ▼ -0.88% XRP $1.3730 ▼ -0.29% SOL $107.2200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.23 ▲0.1 % ARI 4,173 ▼0.1 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.23 ▲0.1 % ARI 4,173 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hamza pas takimit me Hoxhën: Kosovës i duhen institucione stabile dhe funksionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rëndësinë e krijimit të institucioneve stabile.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u bisedua për situatën politike në vend, zgjedhjet e ardhshme dhe nevojën që Kosova të ketë institucione funksionale dhe të fokusuara në interesat e qytetarëve.

“Kënaqësi të takoja sot Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, zgjedhjet e ardhshme dhe rëndësinë që vendi të ketë institucione stabile, funksionale dhe me fokus te interesat e qytetarëve”, ka deklaruar Hamza.

Ai vlerësoi gjithashtu angazhimin e Hoxhës në mbështetje të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Ministri Hoxha gjithmonë ka qenë edhe ‘diplomat i Kosovës’, në çdo detyrë që ka shërbyer dhe në çdo forum ndërkombëtar ku ka folur”, ka thënë Hamza.

Kreu i PDK-së shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës.

“Përherë mirënjohës Shqipërisë për përkrahjen e saj për Kosovën”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.