Kronika

Hapet procesi për legalizimin e ndërtesave të padeklaruara

Vendimi i qeverisë

ALUIZNI do të dalë në terren për verifikimin e ndërtimeve pa leje

NGA BLEDAR HOTI

ALUIZNIQeveria do të ndërmarrë një proces të ri verifikimi në terren për ndërtimet pa leje në shkallë republike. Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim të posaçëm “Për përcaktimin e procedurave të evidentimit faktik, në terren, të ndërtimeve pa leje/shtesave në ndërtime me leje, të organeve dhe dokumentacionit për propozimin dhe miratimin e zonave informale”. I gjithë procesi do të realizohet për verifikimin e atyre ndërtimeve që janë kryer brenda vitit 2009, që sipas ligjit përfitojnë nga procesi i legalizimit. Në këtë proces verifikimi futen dhe ata posedues banesash që nuk kanë përfituar nga procesi i legalizimit, për shkak të mosparaqitjes së dokumentacionit. Sipas vendimit, drejtoritë e varësisë të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) të kryejnë evidentimin në terren dhe hartimin e dokumentacionit në bazë të gjendjes faktike të ndërtimeve pa leje, shtesave në ndërtimet me leje, në vijim të quajtura “ndërtime informale”, sipas njësive strukturore të përcaktuara prej tyre, rast pas rasti. “Në procedurat e evidentimit e të hartimit të dokumentacionit të gjendjes faktike përfshihen: a) përditësimi i të dhënave të gjendjes ndërtimore të ndërtimeve informale; b) plotësimi i procesverbalit të konstatimit, sipas modelit të miratuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t; c) harta e përditësuar e ndërtimeve informale në formatin elektronik dhe “hard copy”, si dhe dokumentacioni teknik (genplan, planimetri)”, thuhet në pikën 1 të vendimit të djeshëm.

‘Ndërtimet e reja’

Qeveria ka parashikuar që të përfshijë në këtë proces të vetëdeklarimit edhe ato familje që nuk kanë pasur mundësi të deklarojë ndërtime informale përpara vitit 2009. Gjithashtu mësohet se në këtë proces do të përfshihen dhe ato banesa apo shtesa pa leje që janë ndërtuar nga shtetasit në truallin që ata posedojnë si pronarë, pra që nuk kanë ndërtuar në tokat shtetërore. “Për ndërtimet informale, që përfshihen për herë të parë në procedurat e legalizimit, sipas pikave 1 dhe 2, të nenit 2, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, plotësohet deklarata për përfshirje në këtë proces nga subjektet poseduese. Forma, mënyra e administrimit dhe afati i plotësimit të deklaratës përcaktohen me udhëzim të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI)”, thuhet në pikën 2 të vendimit.

Si do të verifikohen objektet

Në vendimin e qeverisë jepen dhe mënyrat se si do të verifikohen në terren ndërtimet pa leje. “Verifikimi bëhet nëpërmjet të paktën njërës prej formave të mëposhtme: a) Përdorimit të produktit të fotografimit ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë, për periudhën kohore që ai mbulon. b) Imazheve satelitore ose ajrore të përdorimit të përgjithshëm, sipas kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara nga subjektet disponuese.

  1. c) Përdorimit të plan-rilevimeve në kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme, të administruara nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. ç) Vërtetimit me mënyra alternative, nëpërmjet çdo dokumenti tjetër, juridikisht të vlefshëm, që provon ekzistencën e ndërtimit informal në momentin kohor të dhënë (në një datë dhe vend të caktuar). Dokumentacioni, i cili provon periudhën në të cilën është ngritur ndërtimi informal, administrohet në praktikën dokumentare të legalizimit”, thuhet në vendimin e qeverisë. ALUIZNI mund të realizojë, mund të autorizojë subjekte private, të licencuara, në fushat përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Mënyra e këtij procesi të ri janë: “a) evidentimi faktik i ndërtimeve informale në territorin përkatës;
  2. b) vija kufizuese administrative e njësive të qeverisjes vendore;
  3. c) morfologjia dhe kushtet e relievit; ç) gjendja e pronësisë dhe cilësitë juridike të territorit”. Ndërsa kontrolli dhe vlerësimi i dokumentacionit kryhen nga këshilli teknik brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e depozitimit të tij.

 

 

TabelaZonë informale do të konsiderohet territori me sipërfaqe mbi 2 hektarë, i zënë nga ndërtime informale, procesi i legalizimit të të cilave nuk u nënshtrohet kushteve të instrumenteve të planifikimit të territorit

Drejtoritë në varësi të ALUIZNI-t, për propozimin e zonës informale, orientohen nga:

  1. a) evidentimi faktik i ndërtimeve informale në territorin përkatës;
  2. b) vija kufizuese administrative e njësive të qeverisjes vendore;
  3. c) morfologjia dhe kushtet e relievit;

ç) gjendja e pronësisë dhe cilësitë juridike të territorit.

 

Propozimi i zonës informale përbëhet nga dokumentacioni, si më poshtë vijon:

  1. a) Harta e zonës informale e përditësuar në shkallën 1:1000 deri 1:2500 ku të pasqyrohet: i. vija kufizuese e re e propozuar;
  2. vija kufizuese e rishikuar e zonës informale në lidhje me atë të mëparshme; iii. vija kufizuese administrative e njësisë/ve së/të qeverisjes vendore; iv. kufiri i zonave kadastrale;
  3. kufiri i territoreve dhe objekteve që gëzojnë cilësi juridike të veçanta.
  4. b) Tabela përmbledhëse, ku pasqyrohen të dhënat për ndërtimet informale;
  5. c) Harta e shkallës 1:2500 deri në 1:25000, ku paraqitet zona e propozuar në raport me kufijtë administrativë.

ç) Relacioni përshkrues dhe argumentues i propozimit me të dhëna statistikore për zonën informale

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button