Ekonomia
Hapet tenderi për rikonstruksion i Ish-Hotel “Dajti”
Banka e Shqipërisë ka nisur proçedurat e prokurimit për rikonstruksionin e ish-Hotel “Dajtit”..
Punime te cilat parashikohet te zgjasin brenda nje afati kohor prej tre vitesh, synojne ta rikthejne godinen ne funksionale, në shërbim të Bankës Qendrore.
Në mbledhjen e datës 1 Prill 2015, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të miratojë realizimin e objektit të prokurimit, “Rikonstruksioni i godinës së ish-hotel “Dajtit”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje deri në 3 vjet. Ky vendim i jep fund braktisjes së një prej objekteve më të rëndësishëm të qendrës së Tiranës, që ka ngelur prej vitesh në gjendje të mjerueshme. Banka e Shqipërisë e bleu ish-hotel “Dajtin” në vitin 2010 nga qeveria shqiptare për 30 milionë euro .