Hapja e negociatave, Greqia mendon edhe për “veto”
Ndërkohë që nuk ka ende një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë në BE, mediat greke referuar në burime të vetat diplomatike raportojnë se Athina po shqyrton vendosjen e vetos ndaj vendit tonë, shkruan ‘Panorama’, duke iu referuar mediave greke.
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se nuk ka ende datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, në raportin e fundit të BE-së.
Raporti i progresit është shkruar në një stil të kujdesshëm në një mënyrë që lejon në Tiranë optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë, por nuk ka datë për negociata.
Gjithashtu, ka shumë “njolla gri” për liberalizimin e ekonomisë si dhe mangësi serioze në fushën e krimit të organizuar, të cilat përbëjnë një hap prapa.
Marrëdhëniet me Greqinë janë klasifikuar si “përgjithësisht pozitive, me vizita të shpeshta të zyrtareve të nivelit të lartë”.
Aty theksohet vizita e fundit (qershor) e Ministrit të Jashtëm grek Kotzia ne Tiranë, ku, siç u përmend, “të dy vendet diskutuan për krijimin e një mekanizmi të përbashkët për trajtimin e çështjeve dypalëshe.”
Burimet diplomatike në Athinë raportojnë se ceshtjet do të gjykohen në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme (në nivel të Ministrave të Jashtëm të BE-së), që do të mbahet në fillim të dhjetorit.
Pastaj, këto propozime do të diskutohen disa ditë më vonë në samitin e dhjetorit. Vëzhgues me përvojë kanë theksuar se axhenda është aq e komplikuar sa është e vështirë për të marrë një vendim për t’i dhënë Shqipërisë datën e negociatave për anëtarësim.
Para marrjes së ndonjë diskutimi të tillë, Athina është e vendosur të vërë në tavolinë një numër çështjesh, kryesisht atë të qëndrimit të qeverisë shqiptare me minoritetin Kombëtar Grek në Shqipëri, veçanërisht me rastin e 19 shembjes së banesave te tyre ne HImare.
“Në Athinë, perspektiva e vetos nuk është aspak e këndshme, por burime sugjerojnë se, ajo do të vihet nëse kjo është e nevojshme dhe nëse nuk tregohet me vepra vullneti për fqinjësi të mirë”- shkruan gazeta greke.